GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Tiranës i ikin dy latinët, Asani largohet nga “Demat e Kuq” dhe tregon ofertat

07:41 - 08/06/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Tiranës i ikin dy latinët, Asani largohet nga “Demat e Kuq” dhe tregon ofertat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana dhe Partizani gjatë ditëve të fundit janë në qendër të vëmendjes për lëvizjet në merkato. Panorama Sport sot i ka marrë prononcime Agustin Torassas dhe Elton Cale, të cilët kanë pranuar se janë lojtarë të lirë dhe kanë përfunduar marrëdhënien e tyre me klubin bardheblu.

Largime shumë të rëndësishme nga Tirana, duke pasur parasysh se ishin dy nga lojtarët, që mbanin pjesën më të madhe në ofensivën e bardhebluve. Torassa tregon se klubi i kërkuar përgjysmim të pagës. Ai ka qenë dakord deri në 30%, por kërkesa e Tiranës ka qenë e prerë.

“Të them të vërtetën u zhgënjeva që nuk firmosa. Doja të qëndroja edhe një sezon te Tirana, por kjo është jeta. E pranoj që të gjithë në sezonin e shkuar nuk dhamë maksimumin. Shumë gjëra shkuan keq dhe nuk jam vetëm unë fajtori. Të gjithë ishim nga pak fajtorë. Fundja ky është futbolli”,tregon Torassa.

Nga ana tjetër Cale ka folur shkurt, duke pranuar thjesht se është lojtar i lirë. Në fakt braziliani e ka kaluar thuajse gjithë këtë sezon i dëmtuar, me shpatullën, që i është bërë pengesë e madhe për të dhënë maksimumin. Tirana duket se po shikon për të rinovuar skuadrën dhe zëvendësimi i kësaj dysheje do jetë ndoshta misioni më i vështirë.

Nga ana tjetër Partizani ka një çështje të madhe për të zgjidhur. Jasir Asanit i ka përfunduar kontrata dhe nuk ka gjetur akord me klubin për të rinovuar. Këtë e pranon vetë dhe thekson se ka disa oferta në tavolinë. Ai shprehet se ka refuzuar tre oferta nga Liga e Parë në Turqi dhe e pret një klub në Hungari (Kisvarda).

“Kam folur me drejtuesit e Partizanit, por nuk kemi gjetur akord. Nuk jemi mirëkuptuar me kërkesat, nuk ka dakordësi mes palëve. Kam disa oferta në tavolinë, kam biseduar me disa klube. Kam refuzuar 3 oferta nga Liga e Parë turke. Dua të luaj në elitën e Turqisë ose pse jo në Rusi. 

Kam një ofertë që e kam lënë në pritje nga Hungaria dhe në rast se nuk më vjen një ofertë më e mirë, do të firmos aty. Te Partizani kam kaluar momente të paharrueshme, fituam titullin kampion, ka qenë eksperiencë fantastike”, tha ndër të tjera Asani. 

Etiketa: PartizaniTirana

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
COVID-19 në Kosovë, bien shifrat e infektimeve

Varianti afrikan i virusit vjen në Kosovë, konfirmohet rasti i parë

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com