GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tjetër Kryebashkiak i PS-së në dyert e SPAK e GJKKO/ Detajet

21:29 - 08/03/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Abuzimet me fondet e IPARD, SPAK nis hetimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Libohovës, Leonard Hide, është marrë i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre me dyshimet se në kohën kur ka qenë Shef Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike.

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka kaluar kërkesën për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të kryebashkiakut të Libohovës Leonard Hide dhe disa personave të tjerë mes të cilëve edhe funksionar policor, ende nuk është caktuar një datë për seancën paraprake.

“Nisur nga të dhënat që disponohen nga shërbimet si dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në njësitë administrative ‘Cepo’ dhe ‘Picar’ krijojnë dyshime të arsyeshme se përveç personave të përfshirë në këtë aktivitet janë implikuar edhe punonjës policie të cilët kanë pasur detyrimin ligjor për zbulimin e aktivitetit kriminal, por ata kundrejt shpërblimeve si dhe nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre e kanë lejuar këtë aktivitet”, thuhet në dosjen hetimore.

Operacioni i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Prokurorinqë e Gjirokastrës, nisi datën 1 shtator 2021 ku janë zbuluar disa plantacione droge me qindra bimë narkotike.

Më ndërhyrjen nga Tirana, u konstatua se disa kontrolle nga policia lokale ishin shmangur, ndërsa në rrugë informative mbërrinin të dhëna për bashkëpunim me policinë.

Emri i Leonard Hides është futur mes disa emrave të tjerë, që ndonëse hetohet prej muajsh, nuk është lakuar asnjëherë publikisht deri më tani.

Përfshirja e Hides në këtë aktivitet doli në kuadër të hetimeve me metoda proaktive dhe transkriptimeve nga Prokuroria e Gjirokastrës, e cila regjistroi procedimin penal.

Por në kohën kur konstatoi përfshirjen e zyrtarëve policor në aktivitetin kriminal, shpalli mos-kompetencë duke ia kaluar SPAK-ut.

Etiketa: hetimekryebashkiakSpak

Lajme të lidhura

Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin
Aktualitet

Abuzime miliona euro/ SPAK kërkon autorizim për arrestimin, Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e Ballukut

07:55 - 23/02/26
(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij
Aktualitet

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

20:13 - 22/02/26
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Para
Rikthehen lundrimet në Adriatik për tragetet Durrës-Bari

Moti i keq të dielën, pezullohen dy linja tragetesh/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 23 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 23/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

Abuzime miliona euro/ SPAK kërkon autorizim për arrestimin, Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e Ballukut

07:55 - 23/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Shkurt 2026

07:44 - 23/02/26
Parashikimi i motit, e premte, 14 shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 23 Shkurt 2026

07:38 - 23/02/26
Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com