GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tjetër përplasje brenda PD, Gjekmarkaj kundër Bashës dhe Rushajt: Unë nuk bëhem vartës i zyrës së shtypit

18:54 - 26/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tjetër përplasje brenda PD, Gjekmarkaj kundër Bashës dhe Rushajt: Unë nuk bëhem vartës i zyrës së shtypit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa ditë pas debatit që ndodhi në mbledhjen e grupit parlamentar të PD mes kryetarit Lulzim Basha dhe nënkryetaren Grida Duma me deputetin Agron Shehaj, selia blu nuk po gjen qetësi. Mbledhjet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike krahas debateve për çështjen “Berisha”, ditët e fundit kanë prodhuar edhe pakënaqësi të deputetëve të PD sa i takon aksionit opozitar.

Ditën e shtunë Lulzim Basha mblodhi deputetët për t’i komunikuar vendimin se nga kjo e hënë do të jenë në Kuvend për të marrë pjesë fizikisht në komisionet parlamentare. Gjatë mbledhjes në pikën e parë e rendit të ditës, Basha kërkoi nga deputetët e tij të intensifikim të kontakteve me qytetarët dhe ngritja e çdo problematike që shqetëson komunitetet lokale dhe ndjekja e çdo abuzimi qeveritar në çdo sektor.

Burime për Abcnews.al, bëjnë me dije se kreu i demokratëve kërkoi që denoncimi i problematikave të qytetarëve të bëhet përmes dy koordinatorëve, teksa kreu i grupit parlamentar, Alfred Rushaj kërkoi që për daljet mediatike, deputetët të koordinohen me zyrën e shtypit. Kjo kërkesë e Rushajt nuk është pranuar nga deputeti i Lezhës, Agron Gjekamarkaj i cili me tone të larta i ka bërë të qartë drejtuesve të PD se ai nuk mund të kthehet në vartës i zyrës së shtypit dhe nuk do ta respektoj këtë vendimmarrje.

Debati në PD

Lulzim Basha: Ajo që dua nga secili prej jush është që të jeni që të bëheni zëri i problemeve të qytetarëve. Zbrisni në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësimet e qytetarëve. Rritja e çmimeve është skandaloze në kushtet e një varfërie që ka përfshirë shumicën dërrmuese të qytetarëve,  ndaj është detyra jonë t’i bëjmë publike problematikat e tyre.

Ndaj në PD do të ketë një strukturë funksionale për të koordinuar problematikat e qytetarëve dhe propozimet konkrete që do vijnë nga degët dhe deputetët demokratë. Sigurisht që publikimi i këtyre fakteve duhet të bëhet në koordinim të plotë me dy përfaqësuesit e grupit parlamentar që do të merren me këtë organizim. Dua që të mos jemi kaotik në denoncimin e çdo problematike, por të jemi të koordinuar me zyrën e shtypit.

(Kreu i PD largohet nga mbledhja për t’u rikthyer sërish pas pak çastesh)

Alfred Rushaj: Në vijim të asaj që tha kryetari sa i takon organizimit të daljeve mediatike, kërkoj mirëkuptimin tuaj për të njoftuar për çdo dalje mediatike zyrën e shtypit. Do të doja të mos konfirmonit dalje meditiake, pa marrë fillimisht dakordësinë e zyrës së shtypit dhe pa koordinuar mesazhin politik për temat që do të diskutoni në debatet ku do të merrni pjesë apo intervistat që do të jepni. 

Agron Gjekmarkaj (ngre zërin): Unë po jua them këtu që ta dini. Unë nuk bëhem vartës i zyrës së shtypit. Kjo parti këtë problem ka pasur 8 vite që nuk lejon individët të thonë atë që mendojnë, por i nxjerr të cicërojnë në deklarata shtypi me letër përpara. Secili duhet të ketë individualitetin e tij. Po e theksoj edhe njëherë unë nuk i marr leje askujt për daljet e mia, për të qenë në debate apo për të dhënë intervista. Jam intelektual dhe kam mendimin tim, të cilin do ta shpreh kudo që unë do të shkoj!

Etiketa: BASHAGjekmarkajPDperplasjeRushaj

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
“Lë pas” politikën, ambasadorja e SHBA iu prezanton Shqipërinë miqve të fëmijërisë: Kanë ardhur për vizitë

FOTO, “Tipike shqiptare”, Ambasadorja Yuri Kim, bëhet pjesë e gëzimit të një çifti të ri në Gjirokastër

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com