GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tjetër rast i dhunës në kopshte, nëna nga Korça akuzon edukatoren se i goditi djalin

19:44 - 24/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tjetër rast i dhunës në kopshte, nëna nga Korça akuzon edukatoren se i goditi djalin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një denoncim tjetër për dhunën ndaj fëmijëve në kopshte ka ardhur këtë të premte në Euronews Albania.

Një nënë nga qyteti i Korçës ka denoncuar një rast të dhunimit të djalit të saj në kopshtin shtetëror Nr. 9.

Eriola Struga, nga minoriteti egjiptian shpjegon se djali i saj është abuzuar fizikisht në ambientet e kopshtit, ku ajo identifikoi shenja të goditjejes në fytyrë, megjithatë, sipas saj, nuk është ndërmarrë asnjë masë ndaj edukatores përgjegjëse, e cila vazhdon të punojë pa asnjë pasojë.

“Unë jam Eriola Struga, nëna e 3-vjeçarit të dhunuar në kopshtin Nr. 9 të Korçës. Dhuna ka ndodhur më 12 shtator, dhe pas 5 muajsh nuk ka pasur asnjë zhvillim,” tha ajo.

“Djali im ka vajtur më datë 12 në kopsht në orën 09:00 dhe ka qëndruar gjysëm ore ose treçerk ore duke qarë. Ndërkohë më merr edukatorja ne telefon dhe më thotë hajde merrë djalin se po qan për ty dhe i thashë nxirre jashtë se po e pres këtu në oborr. Fëmija del i traumatizuar duke qarë më ngashërim saqë nuk po mbushej dot as me fryme. E pyes edukatoren pse po qan sepse kur hyri e kishte me dëshirë dhe e marr djalin. Duke ecur në rrugë në dritë natyrale i shof shenja gishtash në fytyrë. E qetësoj djalin dhe pyes çfarë kë që po qan dhe djali më tha që më goditi këtu duke bërë me shenjë në vendin e goditjes në fytyrë”, tha Struga.

Në përpjekjen e saj për të siguruar prova, Eriola kërkoi që kamerat e kopshtit të hapeshin, por drejtoresha e institucionit u tregua refuzuese dhe i tha se “po kërkovee të hapen kamerat, atëherë nuk do të sjellësh më djalin këtu”.

Pas disa diskutimesh të forta, kamerat u hapën, por pamjet nuk ofruan prova të mjaftueshme pasi ndodhi në zonat ku nuk kishte kamera.

Duke pasur dyshime mbi procedurat dhe trajtimin e fëmijës së saj, Eriola denoncoi ngjarjen në polici dhe bëri thirrje për mbështetje psikologjike për djalin e saj.

Megjithatë, ajo nënvizon se situata ka mbetur e pandryshuar dhe edukatorja vazhdon të punojë në kopsht pa asnjë masë disiplinore të ndërmarrë.

“Rasti ka 4-5 muaj që ka ndodhur dhe edukatorja vazhdon qetësisht punën, nuk është marrë asnjë masë dhe nuk është bërë asgjë për mbështetje psikologjike për fëmijën tim,” tha ajo me zhgënjim.

Etiketa: edukatorekopesht

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Durrësit

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com