GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tjetër skandal me ‘Air Albania’! Qytetarët shqiptarë braktisen në aeroportin e Stambollit

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Tjetër skandal me ‘Air Albania’! Qytetarët shqiptarë braktisen në aeroportin e Stambollit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një situatë shqetësuese është raportuar nga një grup prej mbi 60 pasagjerësh shqiptarë, të cilëve u është anuluar fluturimi nga Stambolli drejt Tiranës me kompaninë Turkish Airlines.

Pasagjerët, të cilët janë tranzit, kanë mbetur të bllokuar për më shumë se 12 orë në aeroport, duke mos marrë asnjë zgjidhje konkrete nga autoritetet përkatëse.

Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e “JOQ”, pas anulimit të fluturimit, kompania Air Albania dhe Turkish Airlines po ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës, duke lënë pasagjerët pa asnjë mbështetje. Për më tepër, raportohet se as hotel, as ushqim dhe as bileta për fluturime të tjera nuk u janë ofruar.

Në mesin e pasagjerëve ndodhej një person i sëmurë, i sapo i dalë nga spitali, si dhe një grua që ka humbur ndjenjat. Gjendja ka shkaktuar indinjatë të thellë dhe zemërim tek udhëtarët, të cilët ndihen të trajtuar “si bagëti”.

Kjo situatë thekson sërish problemet e përsëritura me menaxhimin e fluturimeve dhe trajtimin e udhëtarëve nga kompanitë ajrore, të cilat duket se nuk marrin përgjegjësinë për pasojat e vonesave dhe anulimeve.

Denoncimi i plotë:

“Pershendetje, jemi një grup udhëtarësh në aeroportin e Stambollit. Na e kanë anuluar fluturimin për Tiranë dhe na trajtojnë si bagëti në aeroport. Ne që jemi me pasaporta shqiptare nuk na japin asnjë zgjidhje. Ju lutem publikoje, jemi mbi 60 veta. Vijmë nga Amerika e gjith dynjaja, po rrimë 12 orë dhe asnjë zgjidhje. Air Albania na thotë merruni me Turkish, Turkish na thotë merruni me Air Albania. Shikojeni edhe një të sëmurë dalë nga spitali në stolat e aeroportit. Fillimisht u shty për tre orë, pastaj u anulua fare. Të gjithë pasagjerët janë tranzit në Stamboll. Këtu thonë shko te gate, por atje na morën të gjithëve, na thanë do shkojmë në hotel dhe na nxorën nga zona e tranzitit. Na lan këtu në mëshirë të fatit. I ka rënë edhe një gruaje të fikët, shikojeni. Është tani live. As hotel, as asgjë, biles nuk na japin as bileta për nesër.”

Kjo ngjarje është e papranueshme dhe kërkon reagim urgjent nga autoritetet përkatëse dhe kompanitë ajrore të përfshira.

      

Etiketa: air albaniaKryesore1SkandalStamboll

Lajme të lidhura

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë
Aktualitet

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë
Aktualitet

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil
Aktualitet

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26
Para
Qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë, arrestohet 56-vjeçari në Shkodër (Emri)

Qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë, arrestohet 56-vjeçari në Shkodër (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë
Aktualitet

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26

Tre persona që shisnin paketa televizive IPTV në mënyrë të paligjshme, duke përdorur kanalet e platformave Digitalb, Tring dhe operatorëve...

Lexo më shumë
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26
Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

12:42 - 10/11/26
Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

12:27 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com