GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tjetër skandal në QSUNT! Pacientja planifikon rezonancë prej 4 muajsh, pajisja nuk punon

21:19 - 22/01/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Tjetër skandal në QSUNT! Pacientja planifikon rezonancë prej 4 muajsh, pajisja nuk punon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në redaksinë e emisionit “Stop” është drejtuar një qytetare, që ka nënën e sëmurë, por nuk mundet t’i bëjë një rezonancë në kokë, pasi nuk punon aparatura në QSUNT.

Zonja tregon se vizita e së ëmës ishte planifikuar prej 4 muajsh, por nuk mundi ta kryejë ditën e caktuar.

“Mami kishte rezonancën. E kishte të planifikuar që para 4 muajsh, dhe kur shkuam ne ditën e premte, thoshte që nuk punonte. Kishte për të bërë një rezonancë për kokën. Në fillim shkuam tek Spitali Neurologjik sepse dinim që aty duhej të bëhej. Nga aty thoshte, që e ka të planifikuar tek QSUNT-ja. Shkojmë tek QSUNT-ja dhe aty thoshte, që nuk punonte. U vërdallisëm dhe na morën numrin e telefonit, që kur të rregullohej do na merrnin në telefon”, thotë denoncuesja.

Kamera e “Stop” verifikoi mungesën e shërbimit të rezonancës, por në shkresën zyrtare të QSUNT-së, thuhet se shërbimi është kthyer, pasi pajisja është rregulluar.

Punonjësja: Ku do të shkojë zonja?

Qytetarja: Tek rezonanca!

Punonjësja: Nuk punon rezonanca.

Qytetarja: Edhe njëherë, të lutem?

Punonjësja: Nuk punon, ka defekt.

Qytetarja: Kam takim për mamin, pastaj erdha, që të pyes, para se ta sjell personin. A di gjë, kur rregullohet?

Punonjësja: S’e di, vallaj! Planifikimin, kur e ke?

Qytetarja: Po pra po, për nesër e kisha pra.

Punonjësja: Ja ku e ke rezonancën! Me defekt!

Qytetarja: Ah, këtu?

Punonjësja: Aty është rezonanca me defekt.

Qytetarja: Ah, me defekt! Më falni, dini gjë, se kur do të rregullohet kjo rezonanca?

Infermierja: (Ngre supet).

Qytetarja: Ky, që u fut, mjeku ishte?

Infermierja: Po!

Qytetarja: Më falni, ka njeri këtu brenda?

Punonjësja: Janë teknikët.

Qytetarja: Po për këtë dua, që të pyes, di gjë kur do rregullohet rezonanca?

Punonjësja: Janë 10 veta, as këto vetë s’e dinë, se janë duke bërë prova.

Qytetarja: Juve jeni këtu?

Tekniku: Po! Do vijë doktori, do të kthejë përgjigje doktori. Po shikon imazhet! Besoj, do rregullohet sot!

Qytetarja: Atë hall kam, se ka për të bërë mami rezonancën. 

Tekniku: E ke për sot?

Qytetarja: E kam për nesër, por erdha të pyes.

Tekniku: Besoj, që do rregullohet!

Qytetarja: Ok! Faleminderit!

/Tv Klan/

Etiketa: Kryesore1QSUNT

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale

Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26

Në mbrëmje u luajtën ndeshjet e radhës në Europa League. Barazim 1-1 ndërmjet Celta Vigos dhe Lyon, në sfidën e...

Lexo më shumë
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com