GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tjetërsimi i tokës që bleu “Alko Impex Construksion”, ekzekutohen masat e arrestit për ish-zyrtarët

13:31 - 16/04/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 30-vjeçari në Kamëz
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër masa “arresti në burg” të dhëna nga Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë ndaj ish-zyrtarëve të Komunës Bërxullë, janë ekzekutuar nga policia. Në pranga u vunë: ish-kryetari i Komunës së Bërxullës, Ymer Marku (55 vjeç); Kujtim Allmeta, 60 vjeç, Agim Loci, 53 vjeç dhe  Kujtim Balliu, 65 vjeç.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumentet e një sipërfaqeje toke, në fshatin Bërxullë.  Gjithashtu, në kuadër të operacionit, është sekuestruar një sipërfaqe toke 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë”, njoftoi policia.

Hetimet

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës gjeti se ish-kryetari i Komunës së Bërxullës Ymer Marku, së bashku me dy vartës të tij dhe një qytetar, kishin tjetërsuar nga tokë shtet 7500 metra tokë arë, që më pas i është shitur një kompanie për shumën 100 milionë lekë (të vjetra).

Në një njoftim për shtyp, prokuroria bëri me dije se Ymer Marku, ish-kryeplaku Agim Loci dhe ish- Përgjegjësi i Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Komunës Bërxullë, Kujtim Balliu kishin falsifikuar dokumentet dhe në shpërdorim të detyrës kishin tjetërsuar sipërfaqen e tokës duke ia kaluar të arrestuarit të katërt, Kujtim Allmeta.

Ymer Marku

“Në rastin konkret, gjatë ushtrimit të detyrës në Komunën Bërxullë, shtetasit K. B., A.L. dhe Y. M., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës””, njoftoi prokuroria. Prokuroria bën me dije se këta persona kishin “cënuar interesat e ligjshëm të shtetit dhe personave të tjerë pretendues” dhe kishin sjellë dëm të konsiderueshëm ekonomik për shkak të tjetërsimit jo të ligjshëm të pasurisë.

Ndërkohë Allmeta, i cili dyshohet se e ka marrë pasurinë me dokumente të falsifikuara dhe e ka shitur atë për 10 milionë lekë akuzohet edhe për pastrim parash. Prokuroria thotë se Allmeta kishte marrë tokën që i takonte sipas ligjit 7501 dhe kjo sipërfaqe nuk i takonte.

“Ndërkohë që shtetasi K.A., nuk mund të pajisej me AMTP pa numër datë 14.1.1996 (e falsifikuar sipas aktit të ekspertimit) pasi ishte pajisur me AMTP me nr.30 datë 06.01.1996, për pasurinë me nr.133/12, me sipërfaqe 5.100 m2 e llojit arë (sa ka qënë edhe norma për frymë)”, thuhet në njoftim.

Sipas prokurorisë, toka iu shit shoqërisë “Alko Impex Construksion” në pronësi të Arbër Abazit, nipi i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi.

Etiketa: Alko Impex ConstruksionGjykata e Tiranespolicia e TiranesProkuroria e Tiranestjetersim toke

Lajme të lidhura

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë
Aktualitet

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

19:20 - 31/01/26
Para
“Të pëlqejnë vajzat si Ditea, por sytë të shkojnë…”, Valeri ngacmon Dijonisin

“Të pëlqejnë vajzat si Ditea, por sytë të shkojnë...”, Valeri ngacmon Dijonisin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26

Punimet për rrugën Kombinat–Ndroq–Plepa po ecin “me ritme të qëndrueshme”, ndërsa autoritetet raportojnë se është realizuar 86% e punimeve në...

Lexo më shumë
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

19:20 - 31/01/26
101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

19:03 - 31/01/26
Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com