GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tjetërsuan 7500 m2 truall, Prokuroria çon për gjykim 3 ish-zyrtarë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Të dënuar për trafik droge, Prokuroria e Tiranës sekuestron 50 mln euro pasuri të 7 personave (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim tre ish-zyrtarë të komunës Bërxullë dhe një shtetas, lidhur me një rast të tjetërsimit të një prone prej 7500 m2.

Bëhet fjalë për ish-kryetarin e Komunës së Bërxullës, Ymer Marku, kryeplakun e fshatit Bërxullë, Agim Loci dhe Kujtim Balliu, specialisti i Z.M.M.T.

Gjithashtu është firmosur arresti dhe për përfituesin e pronës, Kujtim Allmeta i cili, më pas e ka shitur sipërfaqen e tokës tek një kompani.

Në një njoftim zyrtar, Prokuroria bën të ditur se ndaj 3 ish-zyrtarëve rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa për qytetarin ajo e falsifikimit të dokumenteve.

Njoftimi i prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet për procedimin penal nr.5783 të datës 16.09.2020 dhe dërgoi në gjyq katër persona, mes tyre tre ish-zyrtarë të komunës Bërxullë, për veprat penale ‘Shpërdorim Detyre’, ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’ parashikuar në nenet 248, 186/2 dhe 287 të Kodit Penal.

Sipas prokurorisë, shtetasit Y.M., K.B., A.L. në bashkëpunim me njëri-tjetrin lejuan përfitimin e paligjshëm nëpërmjet falsifikimit të 7500 m2 tokë në Bërxullë nga shtetasi K.A., i cili më pas e shiti në vlerën 10.000.000 lekë.

Bazuar në veprimet hetimore, deklarimet e marra, provat e mbledhura dhe ekspertimi i kryer, prokuroria arriti në konkluzionin se shtetasi K.A. ka kryer krimin e falsifikimit me pasoja të rënda për personat e tretë. Nërpërmjet dokumenteve të falsifikuara, ai është pajisur me çertifikatë pronësie për pasurinë në Bërxullë 7500m2 dhe më pas në vitin 2020 e shiti duke përfituar shumën prej 10.000.000 lekësh.

Po kështu, nga hetimet rezultoi se të pandehurit, shtetasit Y.M., K.B. dhe A.L. konsumuan veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ pasi kryen veprime në kundërshtim me ligjin. Këta punonjës me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë cenuar interesat e personave të tretë për shkak të dëmit të konsiderueshëm ekonomik që u ka ardhur si pasojë e tjetërsimit të paligjshëm të pasurisë së tyre.

Shtetasi K.B. i cili nga muaji korrik 2011 deri në shtator 2015 ka mbajtur postin e Përgjegjësit të Zyrës së Mbrojtjes dhe Menazhimit të Tokës, në Komunën Bërxullë, duke ndërvepruar me ish-zyrtarët e tjerë, mes tyre dhe ish-kryetarin e Komunës dhe punonjësin tjetër, përpiloi shkresat për regjistrimin e pasurisë në emër të shtetasit K.A. pa kryer verifikimin e dokumentacionit.

Me kërkesë të prokurorisë, 7500m2 tokë e përfituar me  dokumente të falsifikuara është sekuestruar.

 

Etiketa: prokuroritruallzyrtare

Lajme të lidhura

Karçanaj e AKSHI-t nis mbrojtjen nga akuzat: Tenderat i ka bërë zëvendësi im
Aktualitet

Karçanaj e AKSHI-t nis mbrojtjen nga akuzat: Tenderat i ka bërë zëvendësi im

22:20 - 14/05/26
Dosja e AKSHI-t/ Karçanaj: Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht!
Aktualitet

Dosja e AKSHI-t/ Karçanaj: Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht!

21:19 - 14/05/26
Aksident në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, lëndohen 3 persona
Aktualitet

Aksident në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, lëndohen 3 persona

20:48 - 14/05/26
Para
Ngjarje e rëndë/ Plagosje me thikë në Pogradec, vëllai godet vëllanë

Dy aksidente brenda pak minutave në Pogradec, lëndohen 2 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy pallatet e ‘Durrës Marina’ ‘fundosen’ në tokë, PD: E kemi denoncuar prej kohësh
Breaking Views

Dy pallatet e ‘Durrës Marina’ ‘fundosen’ në tokë, PD: E kemi denoncuar prej kohësh

23:29 - 14/05/26

Projekti 2 miliard dollarësh “Durrës Yachts & Marina" i investitorit me famë botërore Muhammed El Alabbar vijon prej 2 vitesh...

Lexo më shumë
Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar”

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar”

22:41 - 14/05/26
Karçanaj e AKSHI-t nis mbrojtjen nga akuzat: Tenderat i ka bërë zëvendësi im

Karçanaj e AKSHI-t nis mbrojtjen nga akuzat: Tenderat i ka bërë zëvendësi im

22:20 - 14/05/26
Dosja e AKSHI-t/ Karçanaj: Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht!

Dosja e AKSHI-t/ Karçanaj: Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht!

21:19 - 14/05/26
Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike

21:02 - 14/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com