GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tkurrja e popullsisë/ Flutura Açka: Është emergjencë kombëtare, projektet e PD të qarta

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Tkurrja e popullsisë/ Flutura Açka: Është emergjencë kombëtare, projektet e PD të qarta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e zgjedhur e PD Flutura Açka e shikon si një problematikë të theksuar plakjen e popullsisë shqiptare dhe thotë se duhet të ketë së pari prosperitet mental për ta bërë Shqipërinë më të dashur, sidomos për të rinjtë.

E ftuar në News24, Açka tha se platforma qytetare për demokracinë e opozitës dhe plani i PD e vënë fokusin tek ndihma për familjet.

“Kjo kurbë ka vite që ka nisur, flas për 10-vjeçarin e fundit. Po të shikosh kurbën e vdekjeve e cila nuk ka ndonjë ndryshim të madh, përveç vitit 2020, kurba e lindjeve është gjithnjë në zbritje. Veçanërisht zbritja e madhe fillon nga viti 2013-2014, kjo do të thotë që popullsia shqiptare sa po vjen e po tkurret. Sipas të dhënave të INSTAT popullsia është tkurrur me 2.7%. Çfarë do të ndodhë, kjo më shqetësoi.
Publiku e ka parasysh projektin tonë, projektin e PD mbi familjen, për të ndihmuar familjen shqiptare. Familja shqiptare është më e goditura vitet e fundit. Janë larguar mbi 400 mijë shqiptarë. Nuk është fenomen i shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe të Kosovës. Kjo tkurrje do jetë dhe më e madhe në vitet e ardhshme, që na vë në dyshim si komb. Projekti e ka shumë mirë të pasqyruar se çfarë duhet për familjen shqiptare.

Këto shifra të cilat janë publike, janë zyrtare, jo të politikës. Ka ardhur momenti që ato projekte që i ka pasur dhe gjatë fushatës duhet të jenë piketa.
Nuk është vetëm sfidë e imja por edhe e kolegëve të mi dhe të partive të tjera që kanë shqetësim si ky. Projektet tona duhet të jenë në ndihmë të familjeve shqiptare. Kjo është emergjenca kombëtare. Duhet t’i marrim gjërat me radhë, duke nisur nga shkollat, me subvencione që të jenë projekte ligjore. Ne ua kemi bërë gogol Shqipërinë shqiptarëve. Të rinjtë rrinë në kafene nuk kanë më inspirim. Pse e kemi përzënë, pse e kemi mërzitur, pse e kemi përjashtuar rininë nga kjo tryezë që mezi pret të arratiset nga Shqipëria. Gjëja e parë që prosperiteti duhet të nisë nga prosperiteti mental. Duhet të krijojmë një Shqipëri të dashur veçanërisht për të rinjtë”,
tha Açka.

Sipas saj, nëse PD do ishte në pushtet, projektet do të implementoheshin menjëherë pasi ishin pjesë e programit.

“Projektet tona ishin shumë të qarta. Nëse PD do ishte në pushtet, do ishin projekte të detyrueshme, por edhe në kushtet e opozitës do luftojmë që këto projekte të opozitës për familjen shqiptare të shkojnë deri në fund. nëse ndeshim murin e fortë, atëherë do ua bëjmë të qartë shqiptarëve se këtu ndahen patriotët”, tha ajo.

Etiketa: Flutura Ackatkurrja e popullsise

Lajme të lidhura

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e Europës, krahasuar me të ardhurat
Aktualitet

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e Europës, krahasuar me të ardhurat

07:54 - 15/09/26
Arsimi publik falas, por hyrja shumë e shtrenjtë! Sa kushton dita e parë e shkollës
Aktualitet

Arsimi publik falas, por hyrja shumë e shtrenjtë! Sa kushton dita e parë e shkollës

09:20 - 14/09/26
BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët, rekordin e mban Gjermania!
Aktualitet

BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët, rekordin e mban Gjermania!

07:50 - 14/09/26
Para
Qëllohet me armë zjarri drejt një makine në Lezhë, policia jep detajet

Qëllohet me armë zjarri drejt një makine në Lezhë, policia jep detajet

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com