GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tmerr në Afganistan/ Prindërit shesin veshkat e fëmijëve për të fituar para

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tmerr në Afganistan/ Prindërit shesin veshkat e fëmijëve për të fituar para
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që nga ngritja e talebanëve në  krye të vendit,  familjet afgane po zhyten në vafëri të thellë, çka i ka detyruar ata të bëjnë veprime nga më esktremet. Vetë ata shprehen se kanë arritur deri aty sa të shesin fëmijët, apo edhe organet e tyre. Mediat tregojnë një rast kur një familje e dërgoi me urgjencë djalin e tyre në spital, pa dhënë asnjë shpjegim. Po ta dinte Halili arsyen nuk do të ishte pajtuar, thonë tani prindërit e tij. Mjekët e anestezuan 15-vjeçarin dhe i hoqën veshkën. I riu Halili nuk kishte asnjë problem shëndetësor. Babai i tij, Mohammed, i dëshpëruar për borxhet e tij, shiti veshkën e djalit për 4500 dollarë.

Incidenti i treguar në Ëall Street Journal nga prindërit e Halilit është një shenjë tragjike e paaftësisë së shumë afganëve për t’i mbijetuar krizës humanitare të shkaktuar nga rënia e qeverisë verën e kaluar dhe rishfaqja e talebanëve për herë të dytë.

Më shumë se gjysma e popullsisë prej 39 milionë banorësh të vendit duhet të përballet me spektrin e urisë. 95% nuk ??hanë mjaftueshëm. Ndërkohë, çmimet e mallrave bazë, si mielli, janë dyfishuar që nga vera dhe ekonomia është ngrirë për shkak të sanksioneve ndaj regjimit.

Situata po i shtyn afganët drejt zgjidhjeve ekstreme, dramatike dhe të rrezikshme. Dy spitale në qytetin e Heratit, në perëndim të vendit, janë të angazhuar në transplantin e veshkave, duke kryer 15-20 operacione në muaj. Veprimtaria e paligjshme, sigurisht, por autoritetet thjesht po mbyllin një sy. Por gjetja e një blerësi nuk është e vështirë, thotë ËSJ. Reklamat mund të gjenden edhe në shtyllat elektrike në Herat ndërsa ndërmjetësit ia japin kartën e tyre çdo shitësi apo blerësi të interesuar.

Muhamedi, i cili punoi për vite në ndërtim, gjeti një blerës përmes një të afërmi. Pasi talebanët morën pushtetin, puna u pakësua dhe ai filloi të blinte me kredi dhe të merrte hua nga fqinjët për të ushqyer 12 fëmijët e tij. Me pushtimin e talebanëve, ata që i dhanë hua filluan ta kërkonin me këmbëngulje, disa gati sa nuk i rrëmbyen një nga fëmijët e tij, vetëm 2 vjeç, duke u kërkuar paratë.

Për të paguar, ai dhe gruaja e tij vendosën të shesin veshkën e fëmijës. Ata vetë nuk mund të japin të tyren, pasi Muhamedi ka gurë dhe gruaja e tij ka diabet. Djali i madh fiton tre dollarë në ditë duke mbledhur plastikë për riciklim, kështu që shorti i ra djalit të dytë.

Muhamedi nuk pati guximin ta çonte fëmijën vetëm në spital dhe dërgoi xhaxhain e djalit të tij. “Cili prind mund të shesë veshkën e fëmijës së tij?”- thotë ai. Talibanët kanë fajësuar “kontrabandistët ndërkombëtarë” për blerjen dhe shitjen e organeve, por e kanë pranuar problemin dhe kanë thënë se duan ta eliminojnë atë. Ata kërkojnë edhe ndihmën e komunitetit ndërkombëtar.

Por problemi i varfërimit të shpejtë të vendit është i përhapur dhe prek edhe ata që ishin relativisht të pasur para të paktën ardhjes së talebanëve. Telbanët madje duken veçanërisht hakmarrës ndaj atyre që tregtuan me Perëndimin deri në verën e kaluar, duke i detyruar ata të shesin gjithçka për të shlyer borxhet.

 

Për të tjerët situata është edhe më e keqe.

Nazanin, rreth të 30-ave me pesë fëmijë, fiton më pak se një dollar në ditë duke larë rrobat. Djali i saj, 12 vjeç, mbledh mbeturina për gjysmë dollar në ditë. Burri i saj, Mohammed, është një i varur nga opioidet – një tjetër problem i madh social në vend.

Borxhet e familjes arrijnë në 1000 dollarë. E vetmja zgjidhje për Muhamedin ishte shitja e veshkës së Nazaninit dhe ai e bëri këtë, duke privuar familjen nga i vetmi që mund të kishte punuar për t’i mbajtur. Mëkat, thotë ai, por gjithsesi borxhet u shlyen.

Etiketa: Afganistanparashesin veshkat

Lajme të lidhura

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së
Aktualitet

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

10:08 - 29/09/26
Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim
Botë

Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim

08:59 - 29/09/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

15:29 - 26/09/26
Para
Fshatrat e Elbasanit pa rrugë, banorët kalojnë mes baltës e ujit

PD denoncon skandalin: 926 mijë euro siguracione udhëtimi për punonjësit e MEPJ

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

10:04 - 30/09/26

Drejtuesi i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure (30 shtator) në Prokurorinë e Posaçme...

Lexo më shumë
Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

09:36 - 30/09/26
Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com