GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tmerr në Greqi, 42-vjeçari abuzoi me 2 të rinj me aftësi të kufizuara

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Tmerr në Greqi, 42-vjeçari abuzoi me 2 të rinj me aftësi të kufizuara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë së fundmi. Një 42-vjeçar shfrytëzonte dhe torturonte dy të rinj me aftësi të kufizuara dhe më pas transmetonte veprimet e turpshme në kanalin e tij personal në YouTube.

42-vjeçari  u arrestua mëngjesin e sotëm nga policia greke dhe akuzohet për lëndime trupore, fyerje, krime të kryera me karakteristika racore si dhe shkelje të ligjit për armët.

Sipas të dhënave të mbledhura nga policia që ka trajtuar rastin, dyshohet se 42-vjeçari, të paktën që prej datës 18 tetor 2023, ka torturuar sistematikisht një grua 21-vjeçare dhe një burrë 25-vjeçar, të cilët vuanin nga probleme të shëndetit mendor, sipas protothema.gr.

Torturat që u ka bërë janë të tmerrshme. Sharjet, lëndimet fizike, aktet seksuale, rruajtja e kokësjanë vetëm disa prej torturave.

Madje, ai ishte aq krenar për veprimet e tij, saqë më 10 nëntor i transmetoi përmes kanalit të tij online. 42-vjeçari u dërgua në prokurori, ndërsa dy të rinjtë janë marrë në mbrojtje.

Njoftimi i ELAS

Një shtetas 42-vjeçar është arrestuar në orët e para të ditës së sotme (11-11-2023) nga efektivë të Policisë së Departamentit Kundër Dhunës Raciste pranë Drejtorisë së Sigurimit të Atikës, për lëndime trupore, fyerje dhe sharje, krime të kryera me karakteristika racore si dhe shkeljen e ligjit të armëve.

Në veçanti, i pandehuri, pasi ka krijuar një llogari në një platformë të rrjeteve sociale për riprodhimin e materialit vizual me përdorues të regjistruar, ka transmetuar live për periudhën e fundit sjelljen e vazhdueshme abuzive ndaj 2 të rinjve duke shfrytëzuar aftësinë e kufizuar të tyre.

Sjellja abuzive në fjalë konsistonte në abuzime verbale të vazhdueshme, dëmtime fizike si goditja me aparate goditjeje elektrike (taser) dhe detyrimi në akte të lirisë seksuale.

I arrestuari është dërguar në prokurorinë kompetente, ndërsa Departamenti për Luftë kundër Dhunës Raciste ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për përkujdesje ndaj viktimave të keqtrajtimit racist.

 

Lajme të lidhura

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Para
E rëndë/ Gjendet i vdekur ish-drejtori i Policisë (FOTO)

Vdekja e Dwamena/ Mjeku i spitalit të Kavajës tregon përpjekjet për ta risjellë në jetë, trupi i pajetë dërgohet drejt Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund
Breaking Views

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26

Erind Goçlari dhe familja e tij është ndihmuar pas fushatës bamiirëse të hapur në Angli, ku janë mbledhur mbi 119...

Lexo më shumë
Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com