GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tmerr në teleferikun në Itali ku gruaja tërhiqet dhe bie për vdekje, e kapur nga kavot

15:47 - 05/07/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tmerr në teleferikun në Itali ku gruaja tërhiqet dhe bie për vdekje, e kapur nga kavot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nënë italiane ka rënë tragjikisht nga më shumë se 100 metra lartësi pasi u tërhoq aksidentalisht rreth 50 metra mbi luginë nga kavot e një teleferiku të vogël ku po ngarkonte bagazhet e saj, i cili u aktivizua papritur.

Gruaja tragjike e quajtur Margherita Lega, kishte dalë për ekskursionin në zonën alpine në veri të Italisë, me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, para se të ndodhte tragjedia mesditën e sotme.

41-vjeçarja raportohet se po ngarkonte bagazhet e saj në mjetin e vogël për transport mallrash ‘teleferica’ – i cili nuk transporton njerëz, por rrobat e saj u kapën në kavot e makinerisë që u ndez papritur.

Viktima raportohet se ishte mbajtur për rreth 50 metra në kavon e lëvizshme por kur e lanë fuqitë duket se u lëshua drejt vdekjes, shkruan rrjeti vendas La Repubblica.

Familjarët e zonjës Lega besohet se dëshmuan ngjarjen tragjike ndërsa bashkëshorti është shoqëruar në polici në lidhje me incidentin, teksa hetimet e zyrtarëve vazhdojnë.

Familja besohet se do të shkonte në viletën malore në Calasca Castiglione për të pushuar, para se të ndodhte tragjedia.

Kryebashkiakja e Calasca Castiglione, Silvia Tipaldi, tha se ishte e shokuar nga ngjarja dhe dërgonte ngushëllime familjarëve.

Tipaldi shtonte se dokumentacioni i teleferikut të mallrave ishte i rregullt dhe se autoritetet besojnë se ngjarja është aksidental.

Fshati turistik i Drocala ku familja ishte drejtuar ka vetëm disa vila private dhe besohet se familjarët kishin të njohur aty.

Linja kabllore teleferike lidh fshatin Olino me luginën alpine Drocala në një distancë prej rreth 400m dhe përshkon një faqe të pjerrët mali.

Ajo operohet nga dy njerëz, një për çdo pike, lart dhe poshtë, ndërsa kontrollohet nga pika e ulët.

Prokurorët thanë se po hetojnë nisjen e papritur të sistemit që nisi të ngrihej drejt malit.

Lugina Anzasca është një zonë e njohur ekskursionesh në Piemonte pranë Torinos.

E ndjera zonja Lega ishte nga Fiavè, në rajonin e Trento tre orë lag me makinë nga Calasca Castiglione.

Italia është tronditur nga disa incidente teleferikësh vitet e fundit, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Lajme të lidhura

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll
Aktualitet

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin
Aktualitet

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26
Para
E padëgjuar! Varësia vdekjeprurëse, 20-vjeçarja konsumon benzinë çdo ditë

E padëgjuar! Varësia vdekjeprurëse, 20-vjeçarja konsumon benzinë çdo ditë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll
Aktualitet

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26

Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda të...

Lexo më shumë
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com