GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Toka e punueshme në Shqipëri, më e shtrenjta në Europë

22:16 - 21/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Toka e punueshme në Shqipëri, më e shtrenjta në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një metër katror tokë e punueshme në Farkë sot kushton të paktën 50 euro për metër katror, sipas të dhënave nga agjencitë e real estate. Blerja e një hektari tokë në këtë zonë kushton minimalisht 500 mijë euro. Sipas tyre, çmimi është kaq i shtrenjtë, pasi toka mund të tjetërsohet dhe të jepet për ndërtim. Ndërsa çmimi minimal i tokës që nuk është e tjetërsueshme është 5 euro për metër katror, ose 50 mijë euro për hektar. Nëse krahasojmë të dhënat me shtretet e tjera të Europës, toka në Shqipri kushton shumë më shtrenjtë, teksa çmimi maksimal i një hektari toke të punueshme në vendet e Bashkimit Europian është 120 mijë euro, në Ishujt Kanarie të Spanjës.

Sipas Eurostat, çmimi i një hektari tokë të punueshme në vitin 2021 varionte nga niveli i ulët prej 3 661 € mesatarisht në Kroaci në 47 290 € mesatarisht në Luksemburg, midis nëntëmbëdhjetë Shteteve Anëtare të BE-së për të cilat janë të disponueshme të dhënat e vitit 2021. Diferenca ka të ngjarë të jetë edhe më e lartë, pasi çmimi mesatar i një hektari tokë të punueshme në Holandë ishte 71 225 € në 2020.

Rajoni

Në nivel rajonal, çmimet më të larta për tokën e punueshme ishin në rajonin spanjoll të Ishujve Kanarie (mesatarisht 120 477 € për hektar). Në të kundërt, më e ulëta ishte në rajonin suedez të Övre Norrland (mesatarisht 1 882 €). Në Itali, sipas të dhënave që janë të disponueshme për vitin 2020, çmimi mesatar i një hektari tokë të punueshme është 35 mijë euro. Zona më e shtrenjtë në Itali, sipas tabelës së Eurostat është në Valle d’Aosta, me 56 mijë euro për hektar dhe më i liri në Sardenja dhe Molise, me 15-16 miëj euro për hektarë.

Franca

Në Francë, në pjesën më të madhe të zonave, një hektar tokë kushton nga 3-7 mijë euro dhe vetëm në Provence-Alpes-Côte d’Azur arrin në 12 mijë euro. Sipas Eurostat, niveli i çmimeve të tokës varet nga një sërë faktorësh; këta përfshijnë faktorë kombëtarë (si ligjet), faktorë rajonalë (si klima dhe afërsia me rrjetet e infrastrukturës) dhe faktorë të lokalizuar të produktivitetit (të tilla si cilësia e tokës, pjerrësia ose kullimi). Forcat e tregut të ofertës dhe kërkesës, duke përfshirë ndikimin e rregullave të pronësisë së huaj, mund të ndikojnë gjithashtu në çmimin e tokës bujqësore.

Në Shqipëri, sipas ekspertëve të pasurive të paluajtshme, niveli i lartë i çmimit të tokës së punueshme lidhet me faktin se kjo tokë mund të tjetërsohet dhe të kthehet në truall për ndërtim, duke sjellë shumë të ardhura sidomos në rrethinat e Tiranës, ku ndërtohen komplekse vilash.

Ndërsa në shtetet e tjera të Europës, ndërtimi në tokë të punueshme është pothuajse i pamundur dhe si rrjedhojë toka nuk sjell të ardhura./Monitor

Etiketa: punueshmeshtrenjtaToka

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
“Jam gjithmonë gati”, Zelensky sfidon Putinin për një ndeshje boksi

Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë /Pamjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com