GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Toka, llogari bankare dhe makina luksoze/ Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të biznesmenit

15:23 - 07/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Prokurorët belgë zbarkojnë për herë të dytë në Shqipëri, ja arsyeja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës kërkon sekuestrimin e pesë pasurive të paluajtshme, llogarive bankare dhe shtatë automjeteve në kuadër të një hetimi të nisur më 23 Maj, për veprën penale të pastrimit të parave.

Nën akuzë është biznesmeni Adem Metkola dhe ish-bashkëshortja e tij Arjana Xhika. Në skemë dyshohet e përfshirë edhe një shtetase britanike.

Hetimet

Sipas prokurorisë, në llogaritë e Metkolës dhe Xhikas në bankat e nivelit të dytë, për periudhat 2007-2008, 2015-2016 dhe 2020-2023, kanë mbërritur disa transferta në vlera të konsiderueshme. Dërgesat janë bërë nga shteti anglez dhe dërgues kanë qenë shtetas të huaj, ku midis tyre dhe përfituesve nuk provohet asnjë lidhje. Transfertat bankare në llogaritë e tyre janë bërë pa përshkrim veprimi.

Lidhur me këto transferta, njofton prokuroria, “Adem Metkola ka deklaruar se shumat e depozituara në llogarinë e tij kanë qenë kapar për blerjen e një pasurie të paluajtshme në Durrës, e cila do të përdorej për të ndërtuar një resort turistik ku të dy do ta kishin në bashkëpronësi”.

Nga hetimet e deritanishme, prokuroria vlerëson se duhet vendosur sekuestro preventive pasi ekzistojnë indicie dhe prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se Adem Metkola në bashkëpunim me ish-bashkëshorten e tij, Arjana Xhika kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në këtë skemë dyshohet se është e përfshirë edhe shtetasja britanike Carolyn Patricia Perry, e cila ka kryer transferta për shtetasin nën hetim si dhe gjithashtu ka blerë pasuri në bashkëpronësi me të me vlera të konsiderueshme.

Në transfertën e kryer për blerjen e pasurisë truall, Metkola ka deklaruar se të ardhurat kanë qenë kursime familjare të përftuara si pasojë e emigrimit. Ndërkohë, sipas prokurorisë, rezulton që ky shtetas është kthyer deportiv në vitin 2007 dhe këto para nuk i ka qarkulluar më parë në sistemin bankar, pavarësisht se ka rreth 20 vite që është kthyer nga Anglia.

Hoteli në Durrës

Adem Metkola, sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton pronar me 100 përqind të kuotave të firmës “METKOLA SHPK”, të regjistruar më 3 Nëntor 2023. Administratore në këtë firmë është Arjana Xhika, e cila bashkë me Metkolën akuzohen për pastrim parash.

Në vitin 2022, Adem Metkola rezulton të ketë marrë leje për ndërtimin e një hoteli në Durrës bashkë me anglezen e cila sipas prokurorisë, dyshohet e përfshirë në skemën e pastrimit të parave.

Në mbledhjen e 28 Dhjetorit të dy viteve më parë, Këshilli Kombëtar i Territorit që drejtohet nga kryeministri Edi Rama firmosi mes të tjerash edhe vendimin për projektin në fjalë: Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel”, me vendndodhje në Rrugën: “Currila”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues Z. Adem Metkola dhe Zj. Carolyn Patricia Perry.

Kritikat e Ramës

Njoftimi i kërkesës për sekuestro, për të cilën do të vendosë gjykata e Tiranës, erdhi pas kritikave që kryeministri Edi Rama bëri më herët gjatë ditës për Prokurorinë e Tiranës.

“SPAK dhe prokuroria e Tiranës janë në një distancë fizike më pas se 1 km. Në SPAK kërkohet llogari edhe për një punonjëse të thjeshtë, në prokurorinë e Tiranë mbrohet evazioni fiskal. Janë 80 raste që flenë prej vitesh në prokurorinë e Tiranës për evazion fiskal. Në ato raste ka dhe edhe nga ata që ndryshe quhen oligarkë. Bëhet fjalë për qindra miliona euro, të shmangura nga detyrimet tatimor. Ajo është distanca, më pak se 1 km. Tjetër drejtësi atje tjetër aty. Nuk ka forcë mal me dosje nuk ka lumë me shifra që e tund evazionin fiskal që e ka bërë strehë Prokurorinë e Tiranës”, tha Rama gjatë një mbledhjeje me grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar.

Etiketa: Adem MetkolaKryesore1Prokuroria e Tiranes

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Javën e ardhshme Eurovisioni/ Gjithçka që duhet të dini

Sot nis “Eurovision 2024”, ja kur konkurron Shqipëria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com