GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Toka në Farkë, PD kërkon hetimin pasuror të Ulsi Manjës dhe dorëheqjen si ministër

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Amnistia me ligj e zyrtarëve të dënuar për korrupsion/ Ja deputeti i PS që e propozoi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka kërkuar hetimin pasuror të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, pas zbulimit ka aplikuar për ndërtimin e një kompleksi vilash në Farkë.

Zëdhënësja e antikorrupsionit, Genta Vangjeli, u shpreh në një deklaratë për mediat se Ministri i Drejtësisë në formularin e deklarimit të pasurisë dorëzuar në 31 Mars 2024 ka shënuar blerjen e një pasurie të paluajtshme tokë me sipërfaqe 1000 m2, me një vlerë të pacaktuar, dhe pa deklaruar kohën e blerjes  e as burimin e krijimit të të ardhurave.

“Pasi investoi 3 milionë lekë për blerjen e një sipërfaqeje toke buzë liqenit të Farkës, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja synon që ta transformojë atë në një pasuri me vlerë qindra-mijëra euro brenda një kompleksi vilash me pishina dhe mure rrethuese buzë liqenit të Farkës nën dyshimet për anashkalimin e çmimeve të tregut dhe konfliktin e interesit”, shprehet ajo.

Vangjeli thekson se detajet e marrëveshjes mes pronarëve të tokës janë të panjohura dhe nuk rezultojnë të jenë deklaruar nga ministri Manja në ILDKPKI në vitin 2023.

Deklarata

“Ish ndihmës-gjyqtari, ish prokurori  dhe avokati, deputeti socialist njëherazi anëtari i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, aktualisht Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në formularin e deklarimit të pasurisë dorëzuar në 31 Mars 2024 ka shënuar blerjen e një pasurie të paluajtshme tokë me sipërfaqe 1000 m2, me një vlerë të pacaktuar, dhe pa deklaruar kohën e blerjes  e as burimin e krijimit të të ardhurave.

Ndërkohë mediat shkruajnë, se pasi investoi 3 milionë lekë për blerjen e një sipërfaqeje toke buzë liqenit të Farkës, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja synon që ta transformojë atë në një pasuri me vlerë qindra-mijëra euro brenda një kompleksi vilash me pishina dhe mure rrethuese buzë liqenit të Farkës nën dyshimet për anashkalimin e çmimeve të tregut dhe konfliktin e interesit. Manja e bleu tokën në vitin 2021 nga zyrtari i Erjon Veliajt, Arben Maloku i ndërtimeve pa leje dhe 5D-së, i cili mbante në atë kohë detyrën e administratorit të njësisë vendore të Zall Herrit, pjesë e Bashkisë së Tiranës”, tha Vangjeli.

“Tre vjet pas blerjes së tokës të cilën e ka deklaruar në ILDKPI vetëm në 2024 dhe jo në kohën reale të blerjes, sipas po të njëjtit burim, Manja dhe bashkëshortja e tij aplikuan për leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës për projektin e një kompleksi vilash, së bashku me pronarë të tjerë të tokave fqinje në Farkë. Detajet e marrëveshjes mes pronarëve të tokës janë të panjohura dhe nuk rezultojnë të jenë deklaruar nga ministri Manja në ILDKPKI në vitin 2023.

Sipas të njëjtit burim, Bashkia e Tiranës ka konfirmuar aplikimin për leje ndërtimi kryer më 26 prill, kërkesa është protokolluar në bashki më 10 qershor të këtij viti, dhe ndodhet aktualisht në fazën e shqyrtimit administrativ. Partia Demokratike ka denoncuar më parë Ulsi Manjën (Ulsi Manja blen 1 mijë metra tokë në Farkë”/ Çlirim Gjata denoncon aferën e ministrit) për këtë blerje toke poshtë çmimit të referencës, duke shmangur taksat …”, shtoi ajo.

“Por ILDKPI a ka kryer një hetim administrativ për pasurinë e ministrit Ulsi Manja ?! Imagjinoni çfarë duhet të presin shqiptarët nga ky Ministër që drejton drejtorinë e përgjithshme antikorrupsion që shtrihet në 47 institucione… Partia Demokratike kërkon me urgjencë dorëheqjen e Ulsi Manjës nga detyra e ministrit dhe apelon Spakun të nisë hetimet e menjëhershme për pasurinë e tij…”, përfundoi.

Lexo edhe:

Kompleks vilash në Farkë/ Transaksionet e ministrit Ulsi Manja me pronat ngrenë pikëpyetje

Etiketa: Kryesore1PDUlsi Manja

Lajme të lidhura

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait
Aktualitet

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!
Aktualitet

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Para
Sfidat e Kombëtares/ Ja kur do zhvillohet stërvitja e parë e nëntorit

Sot dueli me çekët, formacioni i mundshëm i Kombëtares/ Presidenti Duka apel tifozëve në stadium: Le të tregojmë qytetari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26
Një ditë e qetë dimri në Shqipëri, me diell dhe temperatura të buta

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026

07:39 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş