GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Toli i dhuron 320 MLN lekë firmës me ofertën më të shtrenjtë dhe skualifikon 24 kompani

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Toli i dhuron 320 MLN lekë firmës me ofertën më të shtrenjtë dhe skualifikon 24 kompani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhimitraq Toli, kryetari i Bashkisë Dropull po i bashkohet listës së zyrtarëve që abuzojnë me tenderët. Megjithëse kryen investime të pakta, Toli edhe këto i prokuron në shkelje të ligjit.

I tillë është tenderi i përfunduar nga Bashkia Dropull më 5 tetor 2023, me objekt “Mbrojtje nga përroi i Selosë Dropull, Faza I’, për të cilin Toli ka planifikuar të shpenzojë 320 milionë lekë.

Këto miliona, sipas grafikut të punimeve, do të shkojnë për llaç e suva që do të hidhet në urë dhe në anësoret buzë rrugës së përroit. Është një punë që mund të kryhet me më pak para, sepse këtë e tregojnë edhe ofertat që kishin ardhur.

 

Por, Toli e ka paracaktuar se ku do të shkojnë lekët e përroit. Siç shihet në dokumentin më poshtë, për këtë tender kanë paraqitur ofertat e tyre jo pak, por 25 kompani. Të paktën 7 prej tyre kanë dhënë oferta shumë më të lira për të zhvilluar këtë projekt. Por, këto oferta ekonomike nuk janë marrë parasysh fare! Sëbashku me 7 ofertat më ekonomike, në total Toli skualifikoi që në fazën e parë 24 kompani.

Kështu, mbeti mbi tavolinë e tij vetëm zarfi i firmës “EC PRO PARTNERS” SHPK me ofertë 240 milionë lekë. Ndërkohë ofertat e tjera vajonin nga 100 milionë lekë më lirë se sa fituesi. Ose më saktë më lirë se sa kompania që ishte paracaktuar si fituese nga Toli.

Sepse të shkualifikosh 24 kompani dhe ta japësh tenderin pa garë tek oferta më e shtrenjtë është një skemë korrupsioni e përhapur në proceset e prokurimit, sidomos ato që firmosin kryebashkiakët.

Ky tender është veçuar nga monitoruesi Open Data për riskun e lartë të korrupsionit dhe është shënuar me “Flamur të kuq”.

Kompania përfituese është pronë e Ali Aliut nga Erseka, i cili ia ka dhuruar aksionet Migel Aliut dhe Emiliano Delilajt. Është një kompani modeste përballë konkurrentëve, ku e vetmja kontratë që ka fituar është riparimi i një fushe kalçetoje në Përrenjas në 2 tetor 2023. Kontrata ka vlerën 1.5 milionë lekë të dhëna nga kryebashkiaku Nuri Belba.

Nga ana tjetër, nga verifikimet që vëri Gijotina.com, kompania fituese e tenderit në Dropull ka qenë një kompani që deklarohej me humbje deri në vitin 2022.

Që këtu dalin dy shkelje të rënda, që mund ta jenë prova kundër kryebashkiakut Toli në një hetim të mundshëm nga SPAK-u. Së pari, kompania në fjalë nuk ka kapacitet për të kryer punën sepse duhej të kishte kryer më parë një projekt të ngjashëm që të kushtonte minimumi sa 40 përqind e kësaj kontrate. Ndërkohë, një problem tjetër lind me angazhimin në të njëjtën kohë në dy kontrata për punë publike, në dy bashki të ndryshme nga kjo kompani, në Përrenjas dhe në Dropull. Kështu rrezikohet zbatimi i afateve të punimeve.

Ky është mandati i dytë i Tolit dhe siç duket rikonfirmimi në krye të bashkisë i ka dhënë më shumë siguri që të veprojë i shkujdesur ndaj ligjit.

Kujtojmë se një vit më parë Dhimitraq Tolit iu akordua ”Certifikate Mirënjohje” nga Prefekti i Qarkut Gjirokastër, z. Astrit Aliaj, për kontributin e tij në përballimin e krizës humanitare në Doganën e Kakavijës, por edhe për solidaritetin që ka treguar si gjate përballimit të pasojave nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar, ashtu edhe në marrjen e masave paraprake për parandalimin e Covid -19.

Lind një pyetje për prefektin, a do ta dekorojë prapë kryebashkiakun, tani për skemat abuzive me procedurat tenderuese? Toli bën rrallë tendera, por kur i zhvillon, i bie me top, e lëshon dorën fare me paratë e taksapaguesve.

 

Dy transformatorë të artë, 8 MLN Euro: Tenderi pa garë i Karakaçit dhe Dalipit

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimDhimitraq Tolired flagtender

Lajme të lidhura

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit
Breaking Views

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin
Breaking Views

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

15:54 - 21/06/26
Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit
Breaking Views

Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit

14:06 - 21/06/26
Para
Transgjinorja në ‘BBVK’, Getinjo ‘tallet ’ me Bleron: Kësaj here…

Transgjinorja në ‘BBVK’, Getinjo ‘tallet ’ me Bleron: Kësaj here...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Atdheu nuk është në shitje”/ Mbahet sot dita e 23-të e protestës, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama
Aktualitet

“Atdheu nuk është në shitje”/ Mbahet sot dita e 23-të e protestës, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

08:51 - 22/06/26

Protesta e 23-të rradhazi do të zhvillohet ditën e sotme në Tiranë, ku qindra mijëra qytetarë priten të mblidhen në...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 22 Qershor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:22 - 22/06/26
“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump

“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump

08:17 - 22/06/26
Egjipti shkruan histori në Botëror, Salah protagonist në fitoren 3-1 ndaj Zelandës së Re

Egjipti shkruan histori në Botëror, Salah protagonist në fitoren 3-1 ndaj Zelandës së Re

07:51 - 22/06/26
Ndeshja e ‘çmendur’ lë Uruguain në ankth, “Hirushja” afrikane pranë surprizës së madhe

Ndeshja e ‘çmendur’ lë Uruguain në ankth, “Hirushja” afrikane pranë surprizës së madhe

07:39 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis