GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Tom Doshi ankohet te Celibashi, kërkon zyra nga shteti për PSD në gjithë vendin

15:47 - 18/10/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Tom Doshi ankohet te Celibashi, kërkon zyra nga shteti për PSD në gjithë vendin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një dokument që mban firmën e Tom Doshit, PSD i kërkon KQZ-së që të nxisë kryetarët e bashkive për t’i mundësuar gjetjen e hapësirave të lira për zyra, pa pasur nevojë që të paguajnë palë të treta, por të jenë prona shtetërore.

Referuar rezultatit në zgjedhjet e vitit 2025 dhe 2021, Doshi deklaron se përmbushin të gjitha kriteret për të marrë këtë benefit nga shteti.

“Kemi kërkuar paraprakisht zyrtarisht nga organet e pushtetit vendor në 60 bashki të RSH-së që të na pajisin me ndërtesë për zyrat vendore të PSD-së. Nga përgjigjet zyrtare që kemi marrë nga organet e pushtetit vendor (bashkitë), jemi bërë me dijeni se vetëm Bashkia Elbasan ka disponuar ambient për pajisjen tonë me zyrë vendore dhe ndërkohë gjitha bashkitë e tjera na kanë njoftuar se nuk disponojnë ambiente të lira për subjektin tonë politik”, thuhet në kërkesën e PSD-së.

Një tjetër argument i përdorur nga PSD është edhe mungesa e financave, pasi siç pohojnë vetëm për zyra kanë shpenzuar miliona lekë.

“Subjekti i ndodhur në kushtet e mungesës së likujditeteve ka qenë dhe mbetet i detyruar të kontraktojë ambiente vetëm në periudhat e fushatave zgjedhore për një pjesë të zyrave vendore, duke mbetur për këtë arsye i cenuar në ushtrimin e aktivitetit të vetë politik në pjesën më të madhe të territorit pikërisht për shkak të burokracisë dhe mungesës së likujditeteve edhe për atë pjesë të aktivitetit për të cilën ligji ja ngarkon mbulimin e shpenzimeve shtetit”.

Pak ditë më parë një kërkesë të ngjashme dorëzoi në KQZ edhe Partia Mundësia e Agron Shehajt. Me dy deputetë në Kuvend kjo parti kërkon që të ketë seli qendrore të paguar nga shteti.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1tom doshi

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Para
Polici i Kamzës kërcënon me armën e shërbimit disa persona, nis hetimi

Polici i Kamzës kërcënon me armën e shërbimit disa persona, nis hetimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26

Një stuhi e fuqishme ka goditur Italinë, duke shkaktuar probleme në trafikun ajror në kryeqytetin Rome. Reshjet intensive të shiut...

Lexo më shumë
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com