GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tonin Marinaj i dhuron 211 MLN lekë Paulin Gegës: Për naftën e 2023-shit, bën tender në 2024-n

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tonin Marinaj i dhuron 211 MLN lekë Paulin Gegës: Për naftën e 2023-shit, bën tender në 2024-n
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gijotina.com ka publikuar herë pas herë skemat nga më të ndryshmet që përdorin kryebashkiakët për të xhiruar fondet në llogaritë e oligarkëve përmes tenderëve. Po, kjo skemë e kryetari të Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, i kalon limitet e paradoksit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje karburant për vitin 2023”, për të cilin janë vënë në dispozicion 211 milionë lekë.

Deri këtu duket sikur çdo gjë është në rregull, por me të dhënat më poshtë do t’iu tregojmë se në fakt asgjë nuk është në rregull.

Tenderi duket që është bërë formalisht për të mbuluar kalimin e këtyre parave tek kompania private. Së pari, bie menjëherë në sy fakti që kryetari Marinaj ka planifikuar të blejë naftë për vitin 2023, por tenderi është hapur ditët e fundit të 2023-shit dhe kontrata është firmosur më datë 18 janar 2024. Me një nxitim marramendës, bashkia kërkon t’i harxhojë me çdo kusht këto para, kur viti ka mbaruar.

Me sa duket në tryezën e kryebashkiakut nuk kishte asnjë problem të pazgjidhur për qytetarët në Malësinë e Madhe. I vetmi hall ishte t’i çonte këto lekë në xhepat e një oligarku të karburanteve. Nuk i priste puna as kryetarit, as oligarkut sa të hapet buxheti i vitit 2024.

Kjo logjikë të çon që naftën për vitin 2024, Marinaj do ta blejë në janar të vitit 2025.

Kjo është e pamundur, sepse si do të lëviz makina e tij, nëse nuk ka naftë. Marinaj në fakt ka blerë naftë nga GEGA CENTER GKG” SHPK gjatë vitit 2023, aq sa ka pasur dëshirë oligarku për të mbushur arkën e tij, ndërsa tani në mënyrë fiktive rregullojnë “letrat”.

Pra, nuk e besojmë që Marinaj ka nxituar aq shumë për t’ia dhuruar këtë tender Gegës, sa ka bërë gafë me datat.

Në fakt është një lëvizje me korrupsion brenda. Këtë e vërtetojnë edhe dy detaje të tjera shumë të rëndësishme. Së pari vëmë re që në këtë tender ‘GEGA CENTER GKG” SHPK’ ka  “garuar” me veten, sepse nuk ka asnjë ofertë tjerët të paraqitur.

Së dyti, nuk mund të kalojë pa u vënë re që oferta e Gegës është sa 100% e fondit limit. Për këtë edhe Open Data i ka vendosur “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Po aq abuzues është edhe fakti që paratë për karburant shkojnë në 2 po 3 kompani, të cilat kanë krijuar monopol dhe vjedhim do tender. Një prej tyre është edhe “GEGA CENTER GKG”, themeluar nga Paulin Gega, por që tani ja ka kaluar aksionet Donika Gegës, për të shpërndarë kështu pasurinë e madhe që ka dhe dhjetëra firmat që ka krijuar. Për më tepër, në vitin 2019 emri i tij kaloi njëherë në listat e njerëzve me precedentë apo akuza penale.

Policia e Shtetit në atë kohë njoftoi se në bashkëpunim me organet tatimore, kishte ndjekur veprimtarinë e tatimpaguesit “Gen Klaudis ShA”, në vijim të zbatimit të Planit të Masave kundër Informalitetit dhe Evazionit Fiskal.

Policia u ushtrua kontroll në datën 07.08.2019, ishin gjetur pompa në shkelje të ligjit, që funksiononin në regjim manual .

Për këtë arsye, u krye bllokimi i tregtimit të karburantit nga ky subjekt. Menjëherë pas bllokimit, u kryen hetime intensive që çuan në konkluzionin se administratori i kompanisë, shtetasi Paulin Gega, përmes subjektit “Gen Klaudis Sha” që njihet me emrin tregtar “Gega Oil”, kishte kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme.

Por asaj kohe Gega ja hodhi paq dhe tani vazhdon me aferat me firmën e tij në tregun e karburanteve.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimPaulin gegatenderTonin Marinaj

Lajme të lidhura

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës
Breaking Views

Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës

17:30 - 29/07/26
Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”
Breaking Views

Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

21:18 - 27/07/26
Para
Është apo jo shtatzënë Sara? Ledion Liço tregon njëherë e mirë të vërtetën

Ledion Liço habit me postin e fundit: Kjo është gjëja që…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës
Aktualitet

Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës

14:38 - 01/08/26

Një media italiane ka publikuar rrëfimin tronditës të gjashtë të rinjve nga Venosa, të cilët pretendojnë se pushimet e tyre...

Lexo më shumë
“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

13:28 - 01/08/26
Berisha: Sot proteston diaspora në Tiranë, ftoj çdo demokrat të jetë pjesë e këtij uragani që ka tronditur regjimin e Edi Ramës

Berisha: Sot proteston diaspora në Tiranë, ftoj çdo demokrat të jetë pjesë e këtij uragani që ka tronditur regjimin e Edi Ramës

13:05 - 01/08/26
Divjaka ‘shkrihet’ me Lushnjen? Kryebashkiaku i PS kundër Ramës: Ndihem i tradhtuar!

Divjaka ‘shkrihet’ me Lushnjen? Kryebashkiaku i PS kundër Ramës: Ndihem i tradhtuar!

12:54 - 01/08/26
Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës kundër shkrirjes me Kavajën, miraton projektvendimin: Interesi i qytetarëve mbi çdo bindje politike

Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës kundër shkrirjes me Kavajën, miraton projektvendimin: Interesi i qytetarëve mbi çdo bindje politike

12:03 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com