GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tonini i fal kushëririt të Paulin Sterkajt tenderin 217 MLN lekë

17:32 - 28/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tonini i fal kushëririt të Paulin Sterkajt tenderin 217 MLN lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kushëriri i deputetit Paulin Sterkaj po bën kërdinë me tenderët e punimeve publike. Këtë herë kompania e tij është kthyer në Malësinë e Madhe. Këtë e mësojmë nga një njoftim i publikuar në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike për tenderin me objekt “Sistemim Asfaltim Rruga Çulaj-Skaq”. Bëhet fjalë për një rrugë rurale që lidh dy fshatra. Për këtë projekt kryetari i Bashkisë, Tonin Marinaj e ka lëshuar dorën fare dhe do të shpenzojë mbi 211 milionë lekë. Fondi do të harxhohet vetëm për një shtresë asfalt që do t’i hidhet kësaj rruge që është e gjate 2.3 km. Sipas projektit teknik gjerësia e pjesës së asfaltuar të rrugës do të jetë 3.2 m plus 2 bankina 0.5 m.

Garën për këtë tender bashkia e ka mbyllur më datë  26 shtator 2023, ku ka shpallur fituesin. Në fakt nuk kemi të bëjmë me një fitues, por me një  kompani që u mori dhuratën e radhës.

Në dokumentet e tenderit konstatojmë se firma “Sterkaj” shpk ka paraqitur ofertën e dytë më të lartë. Kështu, CURRI shpk ka ofruar ta bëjë rrugën me 15 431 086 lekë; LAÇAJ shpk me 20 502 700 lekë, NIKA shpk me 17 729 400 lekë, RROKU GUEST shpk me 19 254 485 lekë; STERKAJ shpk me 18 056 550 lekë (217 MLN me TVSH), ndërsa bashkimi i kompanive ALB-KONSTRUKSIO & KARL GEGA KONSTRUKSION ka ofruar 20 262 700 lekë.

Bashkia i ka përjashtuar nga gara të gjitha këto kompani që kishin oferta më të lira dhe la në tryezë vetëm firmën fituese. Për këtë arsye, prokurimi ka risk të lartë korrupsioni dhe është shënuar me “flamur të kuq” nga monitoruesi Open Data Albania.

Kështu, Sterkaj do të përfitojë në mënyrë maksimale nga ky tender në saj të lidhjeve politike të kushëririt me kryebashkiakun.

Me këtë skemë të mirëndërtuar në bashkëpunim, Sterkaj dhe Marinaj firmosën kontratën, që APP ua publikoi pa asnjë kërkesë llogarie.

Përgatitja e tenderit e dyshimtë

Ky tender është hapur para zgjedhjeve vendore të këtij viti, më 9 mars 2023. Bashkia fillimisht e shpalli projektin me fond limit 20 462 474,00 lekë.

Fondi limit/vlera e pritshme e kontratës me TVSH ishte 24 554 969 (njëzet e katër milionë e pesëqind e pesëdhjetë  e katër mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lek.

Kjo vlerë ndaj për tre vite: për vitin 2023 jepeshin 5 354 969  lek me tvsh; për vitin 2024 planifikoheshin 8 000 000 lekë me tvsh dhe për vitin 2025 ishin 11 200 000 lekë me tvsh.

Çuditërisht procedura e prokurimit është anuluar më 18 prill 2023, me një njoftim në buletinin e APP.

“Konstatohet se dokumentet e tenderit përmbajnë gabime dhe mangësi të rëndësishme. Në procedurën e sipërpërshkruar AK ka vërejtur gabime të rëndësishme me dokumentet e tenderit dhe konkretisht në dokumentet e zbatimit të projektit: Projekti i zbatimit dhe Preventivi. Në këto kushte AK vendosi anulimin”, kështu e arsyetonte vendimin e saj bashkia në atë kohë.

Tenderi u rihap më 10 korrik 2023 me firmën e kryebashkiakut Marinaj dhe e kishte fondin limit 21 168 455,00 lekë. Pra, janë shtuar mbi 7 milionë lekë.

“Sterkaj” përpin fondet e bashkive

“Sterkaj” shpk gjithashtu në vitin 2020 dhe 2021 renditej ndër nga kompanitë që përfitoi më shumë nga taksat e qytetarëve përmes tenderëve.

Kompania e Lulzim Sterkajt, kushëririt të deputetit të PS, Paulin Sterkaj, mbante vendin e katërt si kompania që kishte marrë 54% të tenderëve nga institucionet vendore, si operator i vetëm, 10 të tillë me vlerë 4.1 miliardë Lekë pa TVSH.

Ndërsa në muajt e fundit ka fituar të paktën katër tenderë me shkelje nga zyrtarët e Bashkisë Tiranë dhe asaj të Kamzës.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Etiketa: malsi e madherrugicetnder

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Ja mënyra që shqiptari tentoi ti shpëtojë policisë, por… (FOTO)

Ja mënyra që shqiptari tentoi ti shpëtojë policisë, por... (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia
Aktualitet

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26

Rreth 24 ton misër i importuar nga Greqia është bllokuar në pikën kufitare të Qafë Botës në Sarandë, pas inspektimeve...

Lexo më shumë
Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

14:26 - 17/03/26
Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

14:20 - 17/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

13:30 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com