GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Too much shit my friend

12:22 - 16/05/24
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Too much shit my friend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Auron Tare

Javën e shkuar ishte për një vizitë turistike  në Jugun e Shqipërisë,  nje familje britanike  e cila për gati 30 vjet  ka qenë një nga miqtë tanë të vërtetë të Butrintit.

Ndonjë herë tjetër do të shkruaj për këta njerëz që ndihmuan  shqiptarë ne ditet shume te veshtira dhe ku vila e tyre ne Korfuz  ishte nje oaz i promovimit te kultures shqiptare.

Por të kthehem tek vizita javën e shkuar. Me vete kishin edhe disa miq të vjetër që vinin për herë të parë në Shqiperi.

Shkuan mes të tjerash edhe në Bënjë  apo në një nga pikat turistike të njohura të Jugut.

Bënja,  dikur ka qenë një oaz i vërtetë natyre. Me një rrugë të ruajtur me kalldrëm që gjarperonte midis pemëtoreve të gjelbëruara përmetare. Pa mbritur tek Banjat e famshme, është apo më mire të them ishte Mulliri l famshëm i Mato Grudës  së filmit të njohur.

Kur mbrrije në Bënjë, menjëherë të binte në sy  Ura e bukur  e periudhës Otomane që ende nuk i është vënë ndonjë dorë restaurimi.  Vite më parë ishte një vend i qetë ku banorët e zonës  vinin për tu lare  apo për piknik. Një vend idilik  i paster dhe nga me te bukurit ne Jugun shqiptar.

Vitet  e fundit Bënja ka pasur disa ndërhyrje estetike “për hir të turizmit”.

Rruga e bukur me kalldrëm u mbulua nga asfalti. Në hyrje të banjave    vendi u zgjerua  dhe u ndertuan parking per Kamperet e turisteve.

U prishën nja dy barake druri të cilat në mënyrë modeste të jepnin mundësinë të ndroheshe përpara se të laheshe  dhe të merrje një kafe.

Këto barake druri janë zëvendësuar me disa godina alpine  të cilat që kur u ndërtuan nuk janë hapur asnjë herë.  Se përse  moda alpine e sjellë në Bënjë vetëm ata që kane hedhur paratë e dinë. Ndërkohë kamperat e huaj  pjekin mish derri të sjellë nga supermarket e Gjermanise dhe pinë birrë Holandeze që e kanë sjellë me vete.

Asnjë, dmth 0 ndikim ekonomik në zonë  nuk ka pasur kjo ndërhyrje disa milion euroshe e cila e ka kthyer dikur oazin idilik të Bënjës në një Disni land  ku me mijra të huaj dhe vendas gjatë verës  futen në banjat termale  si derkucët në llucë.

Që të mos zgjatem, i pyes miqtë e mij se si ju duk vizita ne Benje.   “Too much shit my friend” me tha njeri prej tyre duke qeshur.

Urdhëro, I thashë se nuk po e kuptoja. Shkuam më tha dhe donim të laheshim  por  nuk kishte se ku të ndroheshim. U detyruam të futemi nëpër shkurre. Pas shkurreve ishte një llahtar, dukej se të gjithë që shkonin në Bënjë dhisnin nëpër shkure se nuk kishte një banjë.

Nuk qeshja dot. Zotëria që më përshkroi vizitën e tij në Bënjë kishte qënë Field Marshal i Britanisë.

**Marrë nga “FB” i autorit

Etiketa: Auron TareBanjat e Benjes

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
BERZH mban të pandryshuar rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2024 në 3.3%

BERZH mban të pandryshuar rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2024 në 3.3%

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Lexo më shumë
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com