GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Topalli flet e përlotur nga Selaniku: Votoni për t’i kthyer dinjitetin jo vetëm familjes tuaj, por mbarë Shqipërisë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Topalli flet e përlotur nga Selaniku: Votoni për t’i kthyer dinjitetin jo vetëm familjes tuaj, por mbarë Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli ka mbajtur fjalën e saj në një takim me emigrantët në Selanik, ku ishte i pranishëm edhe kryedemokrati Sali Berisha.

Gjatë fjalimit, ku u shfaq tepër e emocionuar, Topalli u shpreh se ata që kanë kaluar malin dhe kanë emigruar 30 vite më parë janë heronj të kohëve moderne.

Më tej, Topalli u bëri thirrje atyre shqiptarëve jashtë vendit që nuk kanë mundur të regjistrohen, të vinë më 11 maj në Shqipëri për të votuar, gjë të cilën e quaji një sakrificë të madhe për vendin.

Topalli tha se shqiptarët jashtë vendit janë një fuqi elektorale e jashtëzakonshme.

Fjala:

Para cdo takimi gjatë kësaj periudhe në muajt e fundit kam provuar emocionte e veçanta. Edhe këtu sot në Selanik nuk ju shoh si bashkëatdhetaret e mi por si pjesë e shpirtit të gjallë shqiptar që rreh në të gjithë botën.

Unë në fytyrën e secilit prej jush veç sakrificës shoh krenarinë shqiptare. Të burrit, gruas, djalit e vajzës shqiptare që ka rithemeluar jetën në një vend të huaj përmes sakrificave dhe historie të mbajtur në shpirtin tuaj. Kushdo që 30 vite më parë ka kaluar malin, natën e errët fshehur pas një peme duke pritur që të agojë drita nuk është emigrant por hero i heshtur i kohëve moderne. Shumica prej jush e prindërve tuaj janë heronjtë shqiptarë të kohëve moderne. Këtu takova nga Librazhdi, Fieri, Shkodra e Dibra. Shumica më thanë që janë regjistruar dhe kanë votuar.

Nëse nuk keni pasur mundësi të regjistroheni dhe nuk keni pasur mundësi të votoni ejani një ditë në Tiranë apo në Dibër, Vlorë a ku e keni qendrën e votimit. Ejani bëni një sakfricë të madhe, sic e keni bërë sakrificën për familjen tuaj, ejani e bëni një sakrificë për Shqipërinë. Unë e di që më 11 maj do të merrni rrugën e të vini të votoni, sepse edhe sot këtu në këtë sallë ka miq që kanë bërë 5 orë me tren për të ardhur nga Athina, një tjetër kishte ardhur nga Gjermania për të takuar Sali Berishën që do e bëjë ndryshimin e madh.

Asnjë dyshim nuk kam. Fuqia e shqiptarëve jashtë kufijve të vendit është fuqi elektorale e jashëzakonshme. E vetmja që mund të bëjë ndryshimin epokal. Ne na duhet një ndryshim i jashtëzakonshëm, jo vetëm rotacion.

Na duhet të rifillojmë nga e para një shtet, me ligj, drejtësi sociale, rroga më të larta, shqiptarë dinjitoz dhe të çliruar nga frika.

Ju e dini mirë se largimi i  1 milionë shqiptarëve në 10 vitet e fundit, nuk është çështje emigracioni, por është nocioni i dëbimit të shqiparëve për të përjetësuar pushtetin e atij që është sot në Tiranë. Kur ikën nga vendi ka disa arsye. Largohen ata që kanë uri. Ata që kanë frikë nga pushteti e diktatura, largohen nga toka dhe vendi edhe ato që nuk ndihen me dinjitet dhe u mungon liria e poshtërohen nëse nuk votojnë për pushtetin nuk kanë asnjë shërbim nga shteti i tyre

Ndaj më 11 maj ju jeni fuqia e rotacionit dhe e ndryshimit.

Etiketa: Kryesore1selanikTopalli

Lajme të lidhura

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste
Aktualitet

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

12:21 - 11/09/26
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu
Aktualitet

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26
Para
Vrasja e Klodian Rashës nga policia, Kryemadhi zbulon bisedën me Yuri Kim: Më kërkoi të tërhiqja të rinjtë nga protesta

Vrasja e Klodian Rashës nga policia, Kryemadhi zbulon bisedën me Yuri Kim: Më kërkoi të tërhiqja të rinjtë nga protesta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!
Uncategorized

Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!

12:30 - 11/09/26

Në 23 prill të këtij viti gjatë një interpelance në Parlament, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria është...

Lexo më shumë
Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

12:21 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

12:10 - 11/09/26
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com