GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Topalli i përgjigjet Ramës: As ndihmësit e Putinit s’do të guxonin të prodhonin 90% me zarfe të vetëvotuar

22:32 - 26/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD denoncon parregullsi në votimin nga diaspora në Greqi, Topalli: Ndaloni dorëzimin e zarfeve dorazi, rrezik për krim elektoral
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesja e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli ka reaguar pasi kryesocialisti Edi Rama e quajti Doruntinë që vajton humbjen e zgjedhjeve. Përmes një postimit në rrjetet sociale, Topalli ia kthen me ironi se “kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale dhe diaspora paska parë ndriçimin që s’e shohin dot qytetarët në Berat”. Sipas saj ky nuk është mobilizim i diasporës, por mobilizim i zarfit nga selia.

“Na falni, por duhet ta pranojmë: kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale! Nëse PS merr 57% në Berat, por 90% nga “Berati në Athinë”, nuk kemi të bëjmë me mobilizim të diasporës, por me mobilizim të zarfit nga selia. Kjo nuk është mobilizim. Kjo është manipulim me GPS të fikur, ku zarfi nuk pyet për bindje, por për “bindjen e atij që e mbush”. Duket se diaspora paska parë ndriçimin që s’e shohin dot qytetarët në Berat. Shkëlqimi i Beratit është aq i fortë, sa të verbon… edhe fletën e votimit”, shkruan Topalli krahas fotove.

Sipas saj “as Cambridge Analytica dhe as ndihmësit e Putinit, s’do të guxonin të prodhonin 90% përqindje në ajër me zarfa të “vetëvotuar”.

“Pra, ndodh që emigrantët në Greqi duan më shumë qeverinë sesa vetë familjarët e tyre në Berat. Zarfi nuk e gjeti emigrantin – zarfi e zgjodhi vetë votën. As Cambridge Analytica, as ndihmësit e Putinit, s’do guxonin të prodhonin 90% përqindje në ajër – me zarfa të “vetëvotuar””.

Më herët para deputetëve dhe kandidatëve të Partisë Socialiste, Rama ironizoi Jozefina Topallin që sipas tij ankohej se PS ka vrarë pluralizmin.

“E rikthyer si një Doruntinë, mbi samarin e listës së mbyllur, të mushkës gërmuqe të partisë, Jozefina e vajtonte humbjen e zgjedhjeve me lot rrëke, me disa zarfa të Beratit, ku PS kishte marrë 90 përqind të votave. Vdiq, vdiq pluralizmi, thoshte. Na e vranë pluralizmin dhe vdiq, ku, ku e mjera unë. Pra, ne jemi vrasësit e pluralizmit. Berati është në krye të skuadrave për t’i mobilizuar shqiptarët jashtë vendit. Kur ata çohen nga gjumi dhe thonë, rrush, ne i kemi futur në shportë. Jemi ne hajdutët pse madhështorëve u mungojnë 200 mijë vota, ku ishin më konkurrues”, u shpreh  Rama.

Etiketa: Admir BajoEdi RamaKryesore1PDRamaTopallizgjedhje 2025

Lajme të lidhura

Tubimi i mbrëmshëm i Berishës, arrestohen 4 prej protestuesve
Breaking Views

Tubimi i mbrëmshëm i Berishës, arrestohen 4 prej protestuesve

08:56 - 01/03/26
Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën
Breaking Views

Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën

21:58 - 28/02/26
Molotovët në shtëpinë e Enver Hoxhës, Bardhi: Aty Rama mbyll pazaret korruptive
Breaking Views

Molotovët në shtëpinë e Enver Hoxhës, Bardhi: Aty Rama mbyll pazaret korruptive

21:22 - 28/02/26
Para
Armando Broja projektohet titullar kundër Manchester Cityt

Armando Broja largohet nga Everton, konfirmohet zyrtarisht përfundimi i huazimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tubimi i mbrëmshëm i Berishës, arrestohen 4 prej protestuesve
Breaking Views

Tubimi i mbrëmshëm i Berishës, arrestohen 4 prej protestuesve

08:56 - 01/03/26

Katër protestues që morën pjesë në tubimin e mbrëmshëm të organizuar nga Partia Demokratike janë vënë në pranga. Protesta e...

Lexo më shumë
Rama i shqetësuar për sulmet e Iranit në Dubai: Raketa urrejtjeje në një oaz paqeje

Rama i shqetësuar për sulmet e Iranit në Dubai: Raketa urrejtjeje në një oaz paqeje

08:51 - 01/03/26
Irani konfirmon vrasjen e ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm

Irani konfirmon vrasjen e ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm

08:43 - 01/03/26
Irani e pranon: Ali Khamenei u vra në zyrën e tij ku po kryente detyrat shtetërore

Irani e pranon: Ali Khamenei u vra në zyrën e tij ku po kryente detyrat shtetërore

08:37 - 01/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

08:22 - 01/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com