GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Topalli me shqiptarët në Gjermani: Votoni për të ardhmen e vendit që mbani në zemër

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Topalli me shqiptarët në Gjermani: Votoni për të ardhmen e vendit që mbani në zemër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, gjatë një  takimi me shqiptarët në Lörrach të Gjermanisë, ka kërkuar që këta të fundit të bëhen pjesë e ndryshimit në Shqipëri nëpërmjet votës së tyre.

“Regjistrohuni dhe bëhuni pjesë e ndryshimit! Vota juaj ka rëndësi dhe është zëri juaj që mund të sjellë një Shqipëri më të drejtë, një Shqipëri ku të gjithë ne besojmë dhe shpresojmë. Ju nuk jeni thjesht spektatorë; ju jeni pjesë e historisë dhe forcës që mund ta çojë përpara vendin tonë.

Mos e lini vendimin për të ardhmen në duar të të tjerëve. Niseni këtë rrugëtim duke u regjistruar dhe duke treguar se diaspora shqiptare ka një rol të pashlyeshëm në të ardhmen e Shqipërisë!”, u shpreh ndër të tjera Topalli.

Mesazhi

Të dashur miq, të dashur shqiptarë!

Është gjithmonë një emocion i veçantë të jem mes jush, njerëz që, edhe pse keni jetuar larg Shqipërisë, e keni ruajtur dashurinë dhe lidhjen me vendin që na bashkon të gjithëve – atdheun tonë.”

“Çdokush këtu ka një histori. Një rrugëtim që i mbart dhimbjet, sfidat dhe sakrificat e emigrimit. Dhe është një nder për mua t’ju dëgjoj e të ndaj disa fjalë me ju.”

“Në mesin tuaj ka njerëz që kanë emigruar vite më parë. Si fëmijë, shumë prej jush nuk e njihnit fare gjuhën, kulturën apo vendin ku u detyruat të nisni nga e para. Ishin kohë të vështira, ku gjithçka duhej fituar me sakrificë të madhe.

Ishte puna juaj e palodhur që ju mbajti mbi ujë, që ju dha dinjitet dhe bëri që fëmijët tuaj të ndërtojnë jetë këtu. Ju jeni simbol i forcës dhe guximit!”

“Të dashur shqiptare qe jetoni në Lörrach, sot, për herë të parë, keni mundësinë të bëheni pjesë e vendimmarrjes për atdheun tonë, pavarësisht se ku jetoni. Vota juaj është zëri juaj, është forca juaj për të treguar që Shqipëria nuk është harruar e nuk është lënë pas.

Mos lejoni që mundësia e ndryshimit të humbasë. Vota juaj është një akt dashurie për atdheun, një shenjë se gjithmonë mund të jemi bashkë për një Shqipëri më të mirë. Shqipëria ka nevojë për ju – sot më shumë se kurrë.

Dilni dhe votoni! Për të ardhmen e vendit që mbani në zemër!”

Në datën 11 janar 2025 nis një proces historik për diasporën shqiptare-regjistrimi i emigrantëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Kjo është një mundësi që nuk duhet ta humbni, një e drejtë që i kemi pritur prej vitesh.

Regjistrohuni dhe bëhuni pjesë e ndryshimit! Vota juaj ka rëndësi dhe është zëri juaj që mund të sjellë një Shqipëri më të drejtë, një Shqipëri ku të gjithë ne besojmë dhe shpresojmë. Ju nuk jeni thjesht spektatorë; ju jeni pjesë e historisë dhe forcës që mund ta çojë përpara vendin tonë.

Mos e lini vendimin për të ardhmen në duar të të tjerëve. Niseni këtë rrugëtim duke u regjistruar dhe duke treguar se diaspora shqiptare ka një rol të pashlyeshëm në të ardhmen e Shqipërisë!

Etiketa: GjermaniTopalli

Lajme të lidhura

“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë
Aktualitet

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet
Aktualitet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26
“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26
Para
Sekuestrohen 300 tableta ekstazi, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Sekuestrohen 300 tableta ekstazi, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 16 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:02 - 16/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 79 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Shtator 2026

07:31 - 16/09/26
Temperatura të ulta dhe vranësira/ Ja si do të jetë moti këtë të shtunë

Parashikimi i motit për sot, 16 Shtator 2026

07:30 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com