GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Topalli: Shqiptarët dinë të zgjedhin mes programit konkret dhe kabaresë së Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Topalli: Shqiptarët dinë të zgjedhin mes programit konkret dhe kabaresë së Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli është shprehur se në zgjedhjet e 11 majit, opozita ka të gjitha mundësitë për të qenë mazhorancë dhe qeverisur.

Topalli tha se “më 11 maj shqiptarët nuk do duartrokasin, por do japin një faturë që do jetë e qartë, e drejtpërdrejtë dhe shumë e hidhur për zotin Rama”, duke shtuar se qeveria e tij, në Ballkanin Perëndimor, është kampione në korrupsion.

Ndër të tjera, ajo bëri edhe një krahasim mes dy forcave më të mëdha politike në vend, PD dhe PS, duke thënë se e para është serioze dhe ka një program, ndërsa e dyta një kabare.

“Unë mendoj se kemi shansin për të bërë mazhorancën dhe për të qeverisur. Po nisem me atë që ka thënë Rama këto katër muajt e fundit. Para katër muajsh tha do marrin 115 mandate, pastaj zbriti në 85 dhe para pak ditësh tha se e sigurt se kemi 71. Edhe ai është i vetëdijshëm për rënien vertikale.

Jam e bindur se më 11 maj shqiptarët nuk do duartrokasin, por do japin një faturë që do jetë e qartë, e drejtpërdrejtë dhe shumë e hidhur për zotin Rama.

Ne nuk kemi një qeveri, por një klub privat që e konsideron vendin tonë si një skenar, ku fushatën elektorale mund ta bësh si kabare, ku dikën e urdhëron të kërcejë, por regjisori, aktori dhe spektatori i vetes së tij mbetet i njëjti person. Ndërkohë përtej kësaj shfaqjeje që njerëzit e shohin non sens, ka një përpjekje se cila do të jetë mënyra për të mbajtur pushtetin. Mesa duket këtë radhë nuk do ta ketë të thjeshtë sepse gjërat kanë ndryshuar përtej oqeanit.

Pushteti i tij po i shembet, po i shkërmoqet. Jo vetëm për shkak të njerëzve në burg, por edhe ata që i ka fortifikuar në listën e Tiranës të cilët duket se janë kandidatët e parë për t’iu bashkuar gjysmës tjetër të qeverisë. Gjë që nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër. Në Ballkanin Perëndimor është kampioni në korrupsion që shkon në përmasa të paimagjinueshme.

Diferenca e madhe mes dy kampeve është se njëra flet për program, që është shumë serioz, i vërtetë që ka të bëjë me jetën e njërit, tjetra është kabareja.

Programi i PD-së duke u nisur nga situata ku jemi, nisur nga arsimi, siguria ushqimore, siguria fizike.

Nga njëra anë mungon totalisht kolona e humanizmit dhe kabare, nga ana tjetër kemi një parti që flet për një minimumin jetik, për një rrogë mesatare, për një bonus për ata që nuk kanë mundësi, për një taksë të sheshtë, për një drejtësi sociale. Diferenca është si e bardha me të zezën”, u shpreh ajo.

Etiketa: kabareprogramTopalli

Lajme të lidhura

Demokratët Europianë reagojnë për protestën në Tiranë: Dhuna dhe tortura nga shteti nuk kanë vend në Europë!
Aktualitet

Demokratët Europianë reagojnë për protestën në Tiranë: Dhuna dhe tortura nga shteti nuk kanë vend në Europë!

18:06 - 01/11/26
Protestuesi: Nuk ndalemi! 24 orë në rrugë deri në rrëzimin e sistemit
Aktualitet

Protestuesi: Nuk ndalemi! 24 orë në rrugë deri në rrëzimin e sistemit

17:42 - 01/11/26
Protestuesit i “gdhendin” Ramës përgjigjen në tavolinën e gurtë para Kryeministrisë: Dorëheqje!
Aktualitet

Protestuesit i “gdhendin” Ramës përgjigjen në tavolinën e gurtë para Kryeministrisë: Dorëheqje!

17:26 - 01/11/26
Para
Horoskopi 13 Mars

Horoskopi 24 prill 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

Demokratët Europianë reagojnë për protestën në Tiranë: Dhuna dhe tortura nga shteti nuk kanë vend në Europë!
Aktualitet

Demokratët Europianë reagojnë për protestën në Tiranë: Dhuna dhe tortura nga shteti nuk kanë vend në Europë!

18:06 - 01/11/26

Demokratët Europianë kanë reaguar lidhur me protestën e djeshme në Tiranë, duke ngritur shqetësime për pretendimet e organizatave kundër torturës...

Lexo më shumë
Protestuesi: Nuk ndalemi! 24 orë në rrugë deri në rrëzimin e sistemit

Protestuesi: Nuk ndalemi! 24 orë në rrugë deri në rrëzimin e sistemit

17:42 - 01/11/26
Protestuesit i “gdhendin” Ramës përgjigjen në tavolinën e gurtë para Kryeministrisë: Dorëheqje!

Protestuesit i “gdhendin” Ramës përgjigjen në tavolinën e gurtë para Kryeministrisë: Dorëheqje!

17:26 - 01/11/26
Lazio merr fitoren e gjashtë radhazi dhe kreun e Serie A

Lazio merr fitoren e gjashtë radhazi dhe kreun e Serie A

17:16 - 01/11/26
Aksident tragjik në Shkodër/ Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja

Aksident tragjik në Shkodër/ Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja

17:03 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com