GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Topçiu vjedh paratë e romëve, tenderin 270 MLN lekë e jep pa garë

11:32 - 20/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Topçiu vjedh paratë e romëve, tenderin 270 MLN lekë e jep pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pas 23 vitesh në pushtet Gëzim Topçiu nuk i ndal abuzimet në Bashkinë Maliq. Në një linjë strategjinë e propagandës së nisur rishtazi nga qeveria “për të kthyer sytë nga familjet e komunitetit rom”, edhe kryebashkiaku i Maliqit ka shpallur një tender, por ka vijuar me abuzime.

Gijotina.com ka denoncuar se si po abuzohet bashkitë me fondet e përcaktuara për të ndihmuar familjet rome dhe ato në nevojë. Jashtë këtij rrethi abuzimi nuk ka mbetur as kryebashkiaku i Maliqit, madje shohim që bashkitë e vogla kanë abuzuar edhe më shumë.

Kryetari Gëzim Topçiu ka firmosur më datë 19 tetor 2023 kontratën me objekt “Përmirësimi i banesave ekzistuese për komunitete të varfra dhe të pafavorizuara”.

 

Për këtë tender Topçiu ka planifikuar të shpenzojë 270 milionë lekë, me të cilat parashikon që t’iu rregullojë çatitë e banesave 51 familjeve.

Ndërkohë dokumentet e tenderit tregojnë se kompania fituese është shpallur “me mik”. Pra, ky fond do të copëtohet rrugës nga korrupsioni dhe vështirë se do të ketë rezultate në terren.

Themi kështu sepse, edhe ky prokurim është dhënë pa garë fare. Në dokument tregohet se kanë paraqitur oferta 4 kompani, madje njëra prej tyre kishte çmim më të lirë se fituesi. Por, për Topçiun kjo nuk përbën problem. Për të mos u lodhur shumë, kryebashkiaku i ka skualifikuar të gjithë konkurrentët, duke lënë mbi tryezën e tij vetëm kompaninë “VILDEV-CO” shpk.

Kështu, pronarja e saj Zhulieta Myrtollari po e rrit listën e gjatë të aferave të përfituara kryesisht nga bashkia Korçë dhe ajo Maliq.

Po të shohim në dokumentin më poshtë, në këto bashki për tre vitet e fundit, Myrtollari ka përfituar 10 miliardë lekë, pjesën më të madhe në prokurime ku është shkelur ligji.

Nga ana tjetër edhe Topçiu, kryebashkiaku “i përhershëm” i Bashkisë Maliq, ka një listë të gjatë të kontratave në shkelje që ka nënshkruar në këto vite. Ai ishte 33 vjeç kur u zgjodh kryetar i bashkisë së qytetit në vitin 2000. Nëse do të zgjidhet sërish, ai do të jetë 60 vjeç në fund të mandatit dhe do të ketë kaluar më shumë se gjysmën e jetës në postin e kryetarit.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: familjet romefondeGezim Topciutendertender pa gare

Lajme të lidhura

Pedonalja e Ksamilit 1 milion euro/ Tenderi fiktiv i Oltion Çaçit për Neim Beqirajn, që i lë punët pambaruar
Breaking Views

Pedonalja e Ksamilit 1 milion euro/ Tenderi fiktiv i Oltion Çaçit për Neim Beqirajn, që i lë punët pambaruar

15:21 - 26/12/25
Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit
Breaking Views

Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit

14:16 - 25/12/25
Një ditë para arrestit/ Mirlinda Karçanaj firmos 2.3 miliardë lekë për vëllain e Gjiknurit, rrëzon ofertën 500 MLN lekë më të ulët të Gerond Mecajt
Breaking Views

Një ditë para arrestit/ Mirlinda Karçanaj firmos 2.3 miliardë lekë për vëllain e Gjiknurit, rrëzon ofertën 500 MLN lekë më të ulët të Gerond Mecajt

12:40 - 24/12/25
Para
Çështja e Butrintit, Ina Zhupa: Koncesioni nuk e mbron trashëgiminë

Çështja e Butrintit, Ina Zhupa: Koncesioni nuk e mbron trashëgiminë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com