GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Topi: Jemi në diktaturë, mazhoranca arrogante dhe Rama me pushtet…

17:25 - 04/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Topi: Jemi në diktaturë, mazhoranca arrogante dhe Rama me pushtet…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Presidenti Bamir Topi tha se pushteti i Kryeministrit Edi Rama është absolut. Në një intervistë për News24, Topi tha se Rama ka pushtet mbi parlamentin dhe aq evident është kjo sa Kryeministri nuk shkon në Kuvend, gjë që është një rregull kushtetues, që ai e shpërfill fare.

“Pa parlamente ku ka debate dhe bëhet punë, miratohen ligje. Ka parlamente ku miratohen ligje, por edhe rrihen, ka edhe parlamente ku vetëm rrihen, sikundër është ky i Shqipërisë”, tha Topi.

Ish-Presidenti tha se sot kemi një sjellje diktatoriale. “Jemi në një diktaturë, Kryeministri rrit presionin, ndërsa dy javët e fundit kthehet në një zvarranik që të marrë votat”, tha Topi. Ish-Presidenti deklaroi se kemi një mazhorancë arrogante.

Ai u shpreh se kjo situatë është edhe për shkak të një opozite, e cila pothuajse ka qenë inekzistente prej vitesh.

Topi tha se Partia Demokratike është e ndarë në 700 copa. Gjithsesi ish-Presidenti tha se kërkesa për komisione hetimore është e drejtë, duke i cilësuar ato një instrument në dorën e opozitës.

Si e keni parë aksionin opozitar parlamentar?

Topi: Duhet të jem i drejtpërdrejtë. E ndjek Parlamentin për shkak të inercisë së profesionit, jo për të parë një debat politik. Për të parë një Parlament ku respektohen rregullat. Shoh një Parlament që është zhytur në një anomali, nuk e kam fjalën vetëm për kaosin. Ky është një parlament që vetëm rrihen.

A ka të drejtë opozita…

Përgjigje nuk mund të jepet në mënyrë të përgjithshme. Ka një pushtet absolut të kryeministri aktual në jetën politike në Shqipëri që koncentrohet në jetën parlamentare. Si verifikohet? Ai nuk i nënshtrohet një rregulli, ai është i detyruar të shkojë në Parlament. Kjo tregon se ai ka pushtet mbi Parlamentin. Kur them prani në Parlament, nuk them vetëm për atë fizike. Funksioni i kryeministrit në Parlamente mungon.

Ky mbi reagim nga opozita është se nuk plotësohen pretendimet e tyre apo ka një faktor të shtuar, ato të SPAK?

Topi: Për mua është kjo e dyta. Prej vitesh shohim një opozitë inekzistente të painetersuar. Kur vjen një proces Berisha e çon fluksin e tij atje ku ai luan më mirë dhe të kamuflohet më mirë. E çon në fushën e tij, e cila është politika. Ka qenë kauza por u desh dhe akuza.

Do të arrihet diku nga ana e opozitës?

Topi: Nëse ne do i kthehemi intervistave më parë, unë e kam vendosur diagnozën time. Pra, si historia e reklamës ‘ka më të mirë, por ju më të mirë se ne nuk keni parë’. E thashë në sesnin që është dhënë një parashikim shumë i fortë për opozitën këtu në studion tuaj. Do thoni ju ‘aq shumë ju shqetëson opozita?’. Unë se kam parë si një strukturë në interes të dikujt, por në interes të vendit. Kemi sot një mazhorancë arrogante që ka mbyllur duart për këdo. Mënyra e sjelljes është diktatoriale. Demokracia bëhet përmes ligjeve, institucioneve. Gjatë katër viteve, zotëri në fjalë vetëm rrit presionin dhe bëhet zvarranik 2 javët e fundit. Kërkon vota. Opozita është në ditën më të zezë për veten. Sila është shpresa për atë që e sheh me shumë admirim politikën? Është ajo që, atë që nuk e gjen dot të te qeveria, kërkon ta gjesh te opozita.

Është më tepër një arrogancë e mazhorancës apo pretekst i opozitës?

Topi: Janë të dyja. Sipas Kushtetutës, njihet e drejta jo vetëm e opozitës, por edhe e 35 deputetëve që mund të jenë edhe të mazhorancës. Këtë instrument tenton ta shfrytëzojë opozita.

Etiketa: KuvendiOpozitaRamaTopi

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Arrestohen dy shqiptarë, zbulohet plantacioni i drogës. Ja çfarë i tradhëtoi

Arrestohen dy shqiptarë, zbulohet plantacioni i drogës. Ja çfarë i tradhëtoi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com