GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Torturat e Hamasit, rrëfimet nga dëshmitarët: Përdhunuan gra dhe i qëlluan në kokë

në Bota, Breaking Views
Kohë leximi: 2 min
A A
Torturat e Hamasit, rrëfimet nga dëshmitarët: Përdhunuan gra dhe i qëlluan në kokë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lufta e Izraelit në Gaza duket se po merr përmasa të mëdha. Në një njoftim të fundit, theksohet se, policia izraelite është duke hetuar disa raste të dhunës seksuale ndaj grave nga Hamasi gjatë sulmeve të 7 tetorit. Për të mbështetur pretendimet e saj, ajo citoi shumë persona që pretenduan se kishin qenë dëshmitarë të përdhunimeve.

Policia po mbledh prova në lidhje me pretendimet për dhunë seksuale nga dëshmitarët, pamjet e kamerave të sigurisë dhe marrjen në pyetje të palestinezëve të arrestuar pasi Hamasi pushtoi Izraelin muajin e kaluar.

Në një konferencë për shtyp, policia ndau dëshminë e një të mbijetuari të sulmit të festivalit muzikor Supernova i cili përshkroi se kishte parë një grua duke u përdhunuar në grup dhe më pas u qëllua në kokë.

Dëshmitarja, e identifikuar si ‘S’, tha se ajo pa një grup grash që u dërguan në një vend të caktuar nga burra të armatosur të veshur me uniforma ushtarake, raportojnë mediat e huaja.

“E kuptova që i çuan atje dhe i përdhunuan”, tha ajo, duke përshkruar gjithashtu se si pa një grua tjetër duke u përdhunuar, gjymtuar dhe më pas u qëllua me një plumb në kokë.

David Katz, kreu i njësisë së hetimit penal Lahav 443, tha: “Ne nuk kemi viktima të gjalla që thonë “ne u përdhunuam”, por kemi dëshmitarë okularë të disa rasteve të përdhunimeve.”

Ndërsa ai nuk dha një numër të saktë të incidenteve që po hetohen, Katz tha se hetimi mund të zgjasë gjashtë deri në tetë muaj.

Sipas informacioneve, ka mbi 1000 deklarata për raste të tilla por nuk mund të flasin sepse janë ende në gjendje shoku. Shumë prej tyre kanë parë disa nga viktimat pa pantallona ose të brendshme.

“Ndërsa po fshihesha, pashë me bisht të syrit një terrorist që po përdhunonte një grua. Ajo u përdhunua nga një person dhe më pas kaloi te tjetri”, tha një dëshmitar.

Dëshmitari thotë se gruaja fatkeqe ishte “e gjallë” dhe “i rrjedhur gjak nga këmbët dhe shpina”. Më pas ajo u tërhoq nga flokët. Ajo kishte flokë të gjatë, kafe.

I njëjti dëshmitar i tha policisë se një nga personat e armatosur të Hamasit e qëlluan në kokë ndërsa ai po e përdhunonte.

 

Etiketa: GazaHamasiIzraeli

Lajme të lidhura

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Për këtë punë serioze, Demiri ka gjetur të bashkëpunojë me kompani jo të besueshme.

Arditi i Postës i fal 5 MLD lekë Nazerajt, rojës që i grabiteshin paratë në Rinas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com