GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tradhëtoi Kurtin? Osmani i jep mundësi Ramës për takimin “kokë më kokë” në Prishtinë

17:09 - 05/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tradhëtoi Kurtin? Osmani i jep mundësi Ramës për takimin “kokë më kokë” në Prishtinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama nis të enjten turin dyditor në vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të asaj që e quajti si rigjallërimi i “Procesit të Berlinit”.

Ndërsa njoftoi përfundimin e misionit të “Open Balkan”, Rama u shpreh për nisjen e një turi takimesh me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kështu Rama do të vizitojë Prishtinën, Beogradin, Podgoricën, Sarajevën dhe Shkupin ku pritet të zhvillojë takime dypalëshe me homologët apo presidentët e këtyre vendeve.

E ndërsa në Prishtinë, sipas raportimeve, Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se do të takojë kokë më kokë Edi ramën, vetëm pasi të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, e anuluar në mënyrë të njëanshme nga Qeveria e Tiranës, duket se Vjosa Osmani është e gatshme të ulet për të biseduar me Kryeministrin e Shqipërisë.

Osmani duket se do të “tradhëtojë” Kurtin, i cili po i qëndron linjës së tij në raport me Edi Ramën, i cili gjatë javëve të fundit ka ushtruar jo thjesht presion, por ka artikuluar akuza ndaj Kryeministrit të Kosovës, duke e fajësuar për mënyrën se si menaxhoi situatën në Veriun e Kosovës, pas nisjes së tensioneve.

Pak ditë më parë, Osmani dhe Rama ishin të pranishëm në Ulqin, duke u bërë bashkë në koncertin e tenorit me famë botërore Ramë Halaj. Në media u publikuan foto nga takimi që Osmani dhe Rama, por edhe pjesëmarrës të tjerë të pranishëm në këtë koncert.

Nuk dihet sa rezultativ mund të jetë takimi kokë më kokë mes Ramës dhe Osmanit, apo se sa kjo e fundit mund të ndikojë në një “zbutje” të raporteve mes dy kryeministrave, por Presidentja e Kosovës duket se i ka mbajtur një “dritare” të hapur Kryeministrit të Shqipërisë për të vizituar Prishtinën në kuadër të turit ballkanik.

Etiketa: Kryesore1osmaniRamatakimi

Lajme të lidhura

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Para
Anxhela Peristeri publikon këngën e saj më të re

Klinton iku, lobimi kundër Albinit vazhdon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com