GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Tradhtoi gruan me gazetaren? Mikesha e Messit mohon zërat

në Show Biz, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Tradhtoi gruan me gazetaren? Mikesha e Messit mohon zërat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gruaja e Cesc Fabregas, Daniella Semaan ka mohuar prerazi një raport në Brazil që supozohet se Lionel Messi e ka tradhtuar Antonela Roccuzzo.

Gazeta braziliane “Direto Do Miolo” postoi në X të premten se marrëdhënia 15-vjeçare e Messit dhe Roccuzzo po përballet me ‘krizën e saj më të madhe’ deri më tani.

Ata pretenduan se ylli i Inter Miami kishte një lidhje me gazetaren argjentinase Sofia Martinez dhe martesa e tij ishte në prag të përfundimit, shkruan DailyMail.

Semaan, e cila shkon rregullisht me pushime me Messin dhe Roccuzzo dhe është veçanërisht e afërt me çiftin, këmbëngul se spekulimet janë të pasakta.

Duke iu përgjigjur një postimi në Instagram, ajo tha: “Çfarë publikimi është ky që nuk ka kuptim.. dhe nuk ka asgjë të vërtetë”.

Messi dhe Roccuzzo njihen që në moshën pesë vjeçare. Ata u martuan në vitin 2017 dhe kanë tre djem: Thiago, Mateo dhe Ciro.

Raportet në vendlindjen e tij në Argjentinë dolën muajin e kaluar që sugjeruan se Messi është ‘i dashuruar me një grua që nuk është Antonela’.

Më pas, disa fansa spekuluan nëse gruaja në fjalë ishte Martinez, për shkak të një ‘shikimi’ të dukshëm që ai i bëri gjatë një interviste në ceremoninë e Topit të Artë.

Martinez gjithashtu bëri bujë gjatë Kupës së Botës të vitit të kaluar në Katar, të cilin Messi dhe Argjentina do ta fitonin.

Pas fitores së tyre në gjysmëfinale ndaj Kroacisë, Martinez mbajti një fjalim pasionant teksa intervistonte Messin.

Në të, ajo i tha atij se sa mirënjohës ishin argjentinasit që e kishin atë duke i përfaqësuar ata dhe nuk kishte rëndësi nëse ai e fitoi apo jo ndeshjen.

Live në transmetim, ajo tha: “Gjëja e fundit që dua t’ju them dhe nuk është një pyetje, por thjesht doja të them: finalja e Kupës së Botës po vjen dhe sigurisht, ne të gjithë [argjentinasit] duam ta fitojmë Kupën”.

“Unë thjesht dua t’ju them se pa marrë parasysh rezultatet, ka diçka që askush nuk mund t’jua marrë.”, tha ajo.

“Nuk ka asnjë fëmijë që nuk e ka fanellën e ekipit tuaj. Nuk ka rëndësi nëse është e rreme, e vërtetë apo e sajuar. Vërtet, ti ke lënë gjurmë në jetën e të gjithëve dhe kjo për mua është përtej fitimit të çdo Kupe Bote”, ishte shprehur gazetarja mes tjerash.

 

Etiketa: Messi

Lajme të lidhura

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

21:53 - 18/10/26
Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut
Sport

Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut

11:29 - 18/10/26
Para
Bie zjarr në një servis makinash pranë sheshit të Flamurit në Vlorë

Bie zjarr në një servis makinash pranë sheshit të Flamurit në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00
Aktualitet

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

07:57 - 20/10/26

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka njoftuar organizimin e një marshimi solidariteti në mbështetje të studentëve, pas dhunës së ushtruar...

Lexo më shumë
Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap me qytetarët

Bushati: Rama ose do të vdesë si diktator, ose do të shporret si dictator, PS është kthyer në bandë

07:45 - 20/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Tetor 2026

07:36 - 20/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi motit për sot, 20 Tetor 2026

07:35 - 20/10/26
Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com