GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Tradhtari ndjek protestën nga charteri”, Meta: Do jetë para drejtësisë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Tradhtari ndjek protestën nga charteri”, Meta: Do jetë para drejtësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë sot duke iu drejtuar protestuesve.

“Mirëmbrëma Tirana, mirëmbrëma Shqipëria.

Mirëmbrëma lideri i PD-së zoti Berisha e gjithë shqiponjave që janë këtu.

Në himnin tonë nuk ekziston fjala dorëzim, por ekziston fjala tradhtor, nga lufta veç ai largohet që është lindur tradhtor.

Sot tradhtori e ndjek këtë miting të fitores, të lirisë, të triumfit, të demokracisë nga charter luksoz dhe i paligjshëm dhe shumë shpejt do të jetë para drejtësisë, sipas ligjeve të tij, sipas firmave që ka hedhur vetë ai”, tha Meta.

PJESË NGA MESAZHI I ILIR METËS

Rilindja premtoi luftë ndaj pastrimit të parave dhe e futi Shqipërinë në listën e zezë të pastrimit të parave dhe kërkon të bëjë “amnistinë fiskale” për të pastruar lekët e saj.

Premtoi të pastronte qytetet, por u zhyt në babëzinë e aferës së inceneratorëve, që gllabëroi qindra milionë euro.

Premtoi të “rilindte” trashëgiminë kulturore, por shembi në mes të natës dhe të pandemisë Teatrin Kombëtar, dhe po i rrëmben dhe shkatërron të gjitha pasuritë e çmuara të trashëgimisë kulturore.

Edi Rama premtoi se do të jetë kampion i fjalës së lirë, por sot është armiku më i madh i fjalës së lirë dhe medias së pavarur në Europë.

Arsimi është pasqyra e vërtetë asgjësuese, për të kuptuar se sa e urren “Rilindja” dijen dhe kulturën.

Sepse ai ka alergji nga dija, nga intelektualët, nga mendimi i lirë dhe kritik.

Sepse vetëm një shpirtzi nuk ka dhembshuri kur sheh fëmijë të protestojnë me lot në sy poshtë zyrës së tij, me një kërkesë: Na hapni shkollën! Na hapni kopshtin!

Jemi këtu për t’i dhënë fund dramave familjare ku prindërit ulin sytë p֝ërpara fëmijëve sepse nuk u plotësojnë dot as kërkesat për lodra, libra, veshje dhe ushqim.

Kur prindërit ulin sytë para fëmijëve se nuk u shpjegojnë dot pse u mbyll kopshti apo shkolla e tyre.

Jemi këtu për të kërkuar llogari deri në fund sepse ndërsa pensionistët marrin thërrime, Edi Ramës vetëm udhëtimet me chartera i vlejnë dhjetëra milionë euro.

Paga vjetore

Nëse paga vjetore e mësuesit në Mal të Zi vetëm pak metra matanë Bunës është 9900 Euro, i mësuesit në Shqipëri që është më i keqpaguari në rajon, është 4200 euro.

Përse pedagogët në Kosovë paguhen 50% më shumë se në Shqipëri?
Përse Kosova jep 100 euro në muaj ndihmë për çdo pensionist ndërsa Shqipëria vetëm 10 mijë lekë të vjetra.

Përse Kosova jep 100 euro për çdo student ndërsa Shqipëria nuk jep asgjë kur vetëm qiratë e banesave janë rritur.

Sepse në Kosovë, bëhen hapa përpara në zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, ndërsa Shqipëria është e fundit në jo vetëm Ballkan por dhe ne bote për zbatimin e ligjin

Etiketa: Kryesore1ndjek protestënTradhtori

Lajme të lidhura

Profesori Lush Susaj: Qeveria i ngjan një organizate kriminale. Zjarret? Duhet të ishin në punë inxhinierët e pyjeve dhe jo patronazhistët e fëlliqur
Aktualitet

Profesori Lush Susaj: Qeveria i ngjan një organizate kriminale. Zjarret? Duhet të ishin në punë inxhinierët e pyjeve dhe jo patronazhistët e fëlliqur

19:49 - 20/08/26
82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!
Aktualitet

82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

18:18 - 20/08/26
Banorët e Poliçanit ngrihen kundër shkrirjes me Beratin, mesazh Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!
Aktualitet

Banorët e Poliçanit ngrihen kundër shkrirjes me Beratin, mesazh Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!

18:05 - 20/08/26
Para
Ndërsa u shpreh se të gjithë e dinë që shqiptarët janë të vjedhur e jo të varfër.

Meta nga protesta: Rilindja ka vetëm një agjendë: vidh, shpopullo, ç’kombëtarizo

Discussion about this post

TË FUNDIT

Profesori Lush Susaj: Qeveria i ngjan një organizate kriminale. Zjarret? Duhet të ishin në punë inxhinierët e pyjeve dhe jo patronazhistët e fëlliqur
Aktualitet

Profesori Lush Susaj: Qeveria i ngjan një organizate kriminale. Zjarret? Duhet të ishin në punë inxhinierët e pyjeve dhe jo patronazhistët e fëlliqur

19:49 - 20/08/26

Profesori Lush Susaj në protestën e 82 kundër qeverisë, bëri thirrjet që shqiptarët të bashkohen në mbrojtje të vendit. Ai...

Lexo më shumë
Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali

Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali

19:24 - 20/08/26
Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, aktorja që la gjurmë në kinemanë shqiptare

Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, aktorja që la gjurmë në kinemanë shqiptare

18:45 - 20/08/26
Përkeqësohet situata me zjarret në Pukë, flakët rrezikojnë banesat! Urdhërohet evakuimi i disa familjeve

Përkeqësohet situata me zjarret në Pukë, flakët rrezikojnë banesat! Urdhërohet evakuimi i disa familjeve

18:24 - 20/08/26
82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

18:18 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com