GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trafik armësh Shqipëri-Kosovë, lihen në burg të arrestuarit

11:38 - 14/12/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Trafiku i armëve, kush janë të arrestuarit – Fotot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Tiranës la në burg pa afat 5 personat e arrestuar në Shqipëri për trafik armësh. Në qeli u lanë Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleu Mucalliu dhe Tonin Shkami, të cilët akuzohen se janë pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të armëve.

Gjatë seancës ata kanë pretenduar që nuk janë përfshirë në trafikun e armëvë, nuk kanë pasur dijeni për aktivitetin e Valter Osmanit. Nëpërmjet avokatëve pretenduan se e vetmja akuzë qe mund te qëndroj në këtë rast është ajo e prodhimit dhe shitjes së armeve.

Hetimet

Sipas të dhënave hetimore është mësuar se armët vinin nga Turqia, si armë sportive dhe më pas në Ferizaj modifikoheshin dhe bëheshin armë zjarri. Trafikantët përdornin ditën e shtunë dhe të diel për kalimin në kufi, pasi sipas një marrëveshjeje, makinat nuk kontrolloheshin dhe kjo ishte në favor të trafikantëve.

Shpeshherë armët e zjarrit në Kosovë shkëmbeheshin jo vetëm me para, por edhe me kokainë. Këtu futet roli i Euxhenio Manushit, i arrestuar në një operacion antidrogë. Sipas policisë, ky i fundit interesohej për armë dhe në shkëmbim jepte kokainë. Hetimet kanë provuar se në disa episode ai së bashku me persona të tjerë kanë shkuar drejt Kosovës me lëndë narkotike me vete dhe në kthim ata kanë sjellë armë zjarri. Policia e Tiranës po verifikon raste ku armët e sjella nga Turqia disa herë kanë tentuar të trafikoheshin edhe në vendet e tjera, madje deri në Angli.

Valter Osmani, shqiptari i Kosovës, dyshohet se ishte koka kryesore e grupit që trafikonte armë të kalibrave të ndryshëm nga Kosova në Shqipëri dhe jo vetëm.

I riu u kap në Kosovë, por në vijim pritet të ekstradohet në vendin tonë, pasi të gjitha provat kundër tij u gjetën në një banesë në zonën e Kombinatit në Tiranë, pasi aty qëndronte sa herë vinte për tregtinë e armëve.

Policia ushtroi kontrolle aty dhe gjeti pjesën më të madhe të armëve, ndërsa dyshohet se ky ambient është përdorur si bazë nga grupi për shitjen apo shkëmbimin e armëve. Valter Osmani bënte shpesh itinerarin Kosovë-Shqipëri për të marrë dhe gjetur armë, të cilat më pas i sillte në Tiranë edhe me bashkëpunëtorë të tjerë, me makina private apo autobus.

Kësaj here nuk përdoreshin vetëm para, por edhe kokainë. Policia bën me dije se një pistoletë shkëmbehej kryesisht me 20, 25 deri në 30 gramë kokainë, ndonëse ende nuk janë fiksuar detajet e shkëmbimit të mallit me mall.

Etiketa: trafik armesh

Lajme të lidhura

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër
Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër

15:59 - 22/12/25
SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t
Aktualitet

SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

15:45 - 22/12/25
VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia
Aktualitet

VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

15:40 - 22/12/25
Para
Vlorë/ 14-vjeçarit i gjendet pistoletë dhe 130 fishekë

U kap me armë zjarri dhe municione luftarake, lirohet i mituri në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër
Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër

15:59 - 22/12/25

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore, në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”. Sipas informacioneve, seanca e radhës është caktuar të...

Lexo më shumë
Anuela Ristani, “deal” me vëllezërit Bitri për tenderin 1,7 miliardë lekë, eliminon ofertat më të ulëta

Anuela Ristani, “deal” me vëllezërit Bitri për tenderin 1,7 miliardë lekë, eliminon ofertat më të ulëta

15:54 - 22/12/25
SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

15:45 - 22/12/25
VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

15:40 - 22/12/25
Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

15:30 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com