GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trafik droge, SPAK sekuestron pasuritë e 44-vjeçarit turk

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Trafik droge, SPAK sekuestron pasuritë e 44-vjeçarit turk
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin pasuror ndaj shtetasit turk, Ramazan Keski. Hetimet në kuadër të këtij procedimi janë kryer në bashkëpunim me Autoritetet gjermane të Drejtësisë.

Bëhet me dije se nga aktet e administruara rezulton se me datë 02.12.2020, ndaj shtetasit turk është nxjerrë një urdhër arresti evropian, pasi ky shtetas rezulton si kreu i një organizate kriminale e cila ka si aktivitet kriminal trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin pasuror nr.4 datë 27.01.2023 ndaj shtetasit R. K., i datëlindjes 01.01.1979, lindur dhe banues në Turqi.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi janë kryer në bashkëpunim me Autoritet Gjermane të Drejtësisë. Nga aktet e administruara rezulton se me datë 02.12.2020, ndaj shtetasit turk R. K. është nxjerrë një urdhër arresti evropian, pasi ky shtetas rezulton si kreu i një organizate kriminale e cila ka si aktivitet kriminal trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave. Nga aktet e administruara rezulton se shtetasi R. K. është kreu i një organizate kriminale e cila ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike të llojit ‘’Heroinë’’ dhe ‘’Kokainë’’ në Roterdam, Hollandë e në Gjermani, ku bëhej grumbullimi e përpunimi i lëndës narkotike, e cila më pas shpërndahej në gjithë Evropën. Gjithashtu shtetasi R. K. si kreu i kësaj organizate kriminale nëpërmjet korrierëve të ndryshëm ka transportuar nga Gjermania në Turqi mbi 10 (dhjetë) milion euro, të cilat janë përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi R. K. ka udhëtuar në mënyrë të vazhdueshme në Shqipëri dhe ka bashkëjetuar me një shtetase shqiptare. Në vijim të hetimeve të kryera është dokumentuar fakti se R. K. ka investuar para në shuma të konsiderueshme në Shqipëri.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit R. K., rezulton se ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i ketë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale.

Nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenet 3-7, 11, 12, 14 dhe 15 ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (i ndryshuar) është paraqitur kërkesë për sekuestrimin e pasurive të shtetasit R. K.

Nga ana e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.8 datë 03.02.2023, është vendosur:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sekuestrimin e pasurive të subjektit nën hetim pasuror R. K., si dhe të personave të lidhur si më poshtë:

1- Pasurinë me adresë, Selitë, Tiranë, me sipërfaqe 1 000 m2, e llojit “ullishte”.

2- Automjeti tip Audi SQ7, me targa gjermane LR-II7777, me numer shasie Nr.WAUZZZ4M5HD052188.

3- Automjeti autoveturë, marka AUDI, tipi Q7, targa AA275SB, me shasi Nr.WUAZZZ4L3BD026080, viti i prodhimit 2011.

4- 25% të aksioneve të Operatorit Ekonomik “GLOBAL LEADER IN SPORT (GLS)” shpk- Nr. NIPT L92229020F, regjistruar më datë 29.10.2019.

5- 50% të aksioneve të Operatorit Ekonomik “KESKINDAG” shpk- Nr. NIPT L71726012K, regjistruar më datë 26.05.2017.

6- 50% të aksioneve të Operatori Ekonomik “REALIZ” shpk- Nr.NIPT L71822022A, regjistruar më datë 22.06.2017, datë themelimi 05.06.2017.

Vendimi nr.8 datë 03.02.2023, është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Verifikimet pasurore lidhur me këto subjekte vijojnë deri në dokumentimin e plotë.

 

Etiketa: sekuestrospak turk

Lajme të lidhura

Aksident në Bulqizë! Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë, humb jetën shoferi
Aktualitet

Aksident në Bulqizë! Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë, humb jetën shoferi

13:05 - 23/09/26
Shpërthen Tabaku: Po si mund të flasësh për shtet, kur qeveria Rama i ka dhënë besën krimit
Aktualitet

Shpërthen Tabaku: Po si mund të flasësh për shtet, kur qeveria Rama i ka dhënë besën krimit

12:52 - 23/09/26
“Do përfundojmë keq, shpirt!” Zbardhen mesazhet mes Hysenit dhe Agasit: Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot
Aktualitet

“Do përfundojmë keq, shpirt!” Zbardhen mesazhet mes Hysenit dhe Agasit: Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot

12:27 - 23/09/26
Para
Luizi këshillon Kiarën: Mos harro mesazhet e ‘Big Love’

Luizi këshillon Kiarën: Mos harro mesazhet e ‘Big Love’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Bulqizë! Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë, humb jetën shoferi
Aktualitet

Aksident në Bulqizë! Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë, humb jetën shoferi

13:05 - 23/09/26

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Bulqizë-Luçan, në Njësinë Administrative Martanesh. Sipas informacioneve paraprake, një automjet fuoristradë...

Lexo më shumë
Shpërthen Tabaku: Po si mund të flasësh për shtet, kur qeveria Rama i ka dhënë besën krimit

Shpërthen Tabaku: Po si mund të flasësh për shtet, kur qeveria Rama i ka dhënë besën krimit

12:52 - 23/09/26
“Do përfundojmë keq, shpirt!” Zbardhen mesazhet mes Hysenit dhe Agasit: Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot

“Do përfundojmë keq, shpirt!” Zbardhen mesazhet mes Hysenit dhe Agasit: Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot

12:27 - 23/09/26
Goditja e SPAK/ Deputeti zbulon parapaskenat: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit, skandali më i madh në 36 vjet

Goditja e SPAK/ Deputeti zbulon parapaskenat: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit, skandali më i madh në 36 vjet

12:07 - 23/09/26
“Ka rënë shteti o bosa, e dini apo jo!” Demokratët dhe socialistët përplasen te komisioni i Ligjeve

“Ka rënë shteti o bosa, e dini apo jo!” Demokratët dhe socialistët përplasen te komisioni i Ligjeve

11:54 - 23/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com