GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trafik kokaine, burg pa afat për Enea Sulejmanin dhe 3 të arrestuarit

15:29 - 24/03/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Trafik kokaine, burg pa afat për Enea Sulejmanin dhe 3 të arrestuarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg pa afat për Enea Sulejmanin ndërsa për 3 të tjerët është vendosur arrest në burg me afat deri në 16 Maj.

Mësohet se në burg me afat janë lënë Shkëlqim Ostreni, Igli Begaj dhe efektivi i operacionales Ervis Shkurta.

Enea Sulejmani nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi po merr ndihmën mjekësore, por u përfaqësua nga avokati i tij në seancë.

Përballë gjyqtarit të çështjes, Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj kanë kërkuar nga gjykata që të mos marrë parasysh dëshmitë paraprake pasi janë dhënë pa praninë e avokatit dhe nën trysni. Ata kanë theksuar se nuk kanë lidhje me kokainën që ishte në makinën e Sulejmanit.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se polici Ervis Shkurta ka mohuar përfshirjen në ngjarje duke pretenduar se nuk është ai poseduesi i numrit britanik që kanë pretenduar të dyshuarit e tjerë. Po ashtu ai ka kërkuar një masë më të butë sigurie edhe për shkak të problemeve shëndetësore që ka i biri.

Burime bëjnë me dije se nga raportet e vëzhgimit nuk del që të përmendet emri i policit Shkurta. Ndërkohë prokuroria ka kërkuar që t’i lërë në qeli duke argumentuar se ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar dyshimin e arsyeshëm.

Gjatë hetimit dy mujor janë përdorur edhe metoda speciale të hetimit, si blerjet e stimuluara dhe përgjimet.

AMP ka pasur dijeni të plotë për shitjen e 1 kilogramëve kokainë mbrëmjen e 21 marsit në kryeqytet. Enea Sulejmanaj po lëvizte me makinë bashkë me Shkëlqim Ostrenin dhe Igli Begajn kur policia i bëri thirrje të ndalonin. Por Sulejmanaj nuk u bind dhe tentoi të largohej duke bërë manovra të rrezikshme.

Ai u neutralizua nga efektivët që qëlluan edhe me armë zjarri. AMP thotë se efektivi i Operacionales, Ervis Shkurta kishte dijeni për shitjen e drogës, pasi ka lidhje të ngushta shoqërore me një nga personat e ndaluar më herët. Hetimet treguan që efektivi i Operacionales ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike të llojit kokainë.

Etiketa: BurgKokaineKryesore1sulejmani

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Para
Katër persona më rrëmbyen për 16 orë, më lidhën dhe donin të më…

Katër persona më rrëmbyen për 16 orë, më lidhën dhe donin të më...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com