GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trafik kokaine nga Amerika e Jugut, policia gjermane kap ngarkesën e grupit të drejtuar nga shqiptari

19:29 - 15/01/24
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut, policia gjermane kap ngarkesën e grupit të drejtuar nga shqiptari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grup personash, që dyshohet se vepronin si trafikantë droge, u arrestua nga policia gjermane pas sekuestrimit të një kontenieri me kokainë.

Grupi, që dyshohet se drejtohet nga një 39-vjeçar nga Shqipëria, ka organizuar trafikimin e 48 kilogramë kokainë nga Amerika e Jugut, tha zyra e hetimit doganor në Hanover.

Kokaina, me vlerë rruge rreth 2.4 milionë euro, u zbulua në portin e Hamburgut në një kontenier me letër. Hetuesit sekuestruan kokainën dhe e përdorën kontenierin si karrem. Kur një kompani transporti solli kontenierin në Bremen, policia ndërhyri.

“Ndërsa kontejneri ishte duke u shkarkuar, 6 të dyshuar u arrestuan nga forcat speciale,” tha Julia Söllner, zëdhënëse e shtypit për Zyrën e Hetimit Doganor të Hanoverit.

Menjëherë pas arrestimeve të para, 14 prona në Bremen, Stuhr, Ganderkesee dhe Delmenhorst u kontrolluan. Hetuesit arrestuan përkohësisht 5 persona të tjerë.

Gjatë kontrolleve, hetuesit sekuestruan 160 gramë kanabis, peshore precize, makineri izolimi me vakum, steroid anabolikë, telefona celularë të ndryshëm, kompjutera dhe mjete ruajtjeje si dhe dokumente transporti për kontenierë dhe dokumente të tjera si provë. Gjithashtu janë sekuestruar tre makina, llogari të ndryshme, 900 euro cash dhe një orë e cilësisë së lartë.

Operacioni u mbështet nga forcat e zyrave kryesore doganore në Hamburg dhe Bremen dhe forcat policore të Bremenit, Saksonisë së Poshtme dhe Mecklenburg-Pomeranisë Perëndimore, si dhe njësitë e tyre speciale.

Hetimet e mëtejshme nga Zyra e Hetimit Doganor të Hanoverit janë në vazhdim.

Etiketa: GjermanigrupiKryesore1Shqiptar

Lajme të lidhura

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm
Aktualitet

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?
Aktualitet

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
Para
Ledion Liço i zë vendin?! Nuk vonon shumë, reagon Arbana Osmani

“Mbetesh një ikonë e ekranit...", gazetari shpreh mirënjohjen për Arbana Osmanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm
Aktualitet

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26

Votimi me 82 vota në Kuvend nuk ishte një surprizë, por një lëvizje e pritshme nga një kryeministër që tashmë...

Lexo më shumë
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com