GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trafikimi i ilaçeve/ SPAK i zbarkoi në shtëpi për herë të dytë, mjeku Prifti: Po më terrorizojnë familjen

20:01 - 11/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Trafikimi i ilaçeve/ SPAK i zbarkoi në shtëpi për herë të dytë, mjeku Prifti: Po më terrorizojnë familjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mjeku Edvin Prifti ka reaguar pas implikimit të tij në skemën e trafikimit të ilaçeve, ku një grup kriminal u çmontua nga drejtësia italiane në bashkëpunim me atë shqiptaren. Mjeku i Prifti i cili ndodhet nën hetim nga SPAK ka mohuar të gjithë akuzat në drejtim të tij ndërsa shprehet se nuk ka asnjë fakt kundër tij. Me një reagim në “Facebook”, Prifti shprehet se po i terrorizojnë familjen.

Reagimi i mjekut Evdin Prifti

Duke e marre shume seriozisht pozicionin tim si i hetuar per dy akuza teper serioze nuk kam dashur te prononcohem para sqarimit ne gjykate, por i ndodhur ne rrethanat ku “gjygesia” po behet jashte sakkes se gjyqit me akuza absolutish fallco dhe me “gjasme fakte” ndjej nevojen te sqaroj kedo te interesuar. Jam ne hetim prej nje viti e gjysem dhe ne pergjim prej tre! Ne keto TRE VITE, SPAK nuk ka gjetur asgje per te faktuar pretendimet e tij, dhe nderkohe vazhdohet me lojera mediatike me qellimin e vetem, pengimin e punes time! Qellimi nuk eshte gjetja e te vertetes dhe e te drejtes, por thjesht TE ME NDALOJE USHTRIMIN E PROFESIONIT qofte edhe ne privat (tregues i qarte qe porositesit nuk jane te interesuar per fondet publike, por shmangien nga perballja me zotesine). Dje per heren e disate ne keto vite inkuizicioni, institucioni ne fjale ka terrorrizuar mua dhe familjen time. Me perpjekjen e disate per te me perfshire tashme ne nje skandal akoma dhe me te “strukturuar kriminal” e cka me tjeter mund ti shkoje ne mendje ketyre per te nxire emrin tim, a thua skane bere mjaftueshem deri tashme!

Lidhur me kete ceshtje une distancohem nga cdo perfshirje me cka eshte deklaruar turpshem ne media dhe sqaroj:

  1. Asnjehere nuk kam dhene receta te kurrfare ilaci per rimbursim ne Itali apo kudo tjeter.
  2. Nuk kam asnje kontakt me ndonje spital ne Milano.
  3. S’kam leshuar asnje certifikate per paciente te shtruar ne Itali. Nuk kam leshuar asnje certifikate per kalimin e kufirit ne kohen e pandemise Covid19.
  4. Nuk kam asnje lloj perfshirje sado pak te paligjshme,
  5. Ne cdo kontroll te bere nuk eshte gjetur asgje e paligjshme apo ne lidhje direkte apo indirekte.
  6. Vazhdoj te jem anetar I Urdherit te Mjekut Italian prej 25 vjetesh dhe nuk ka patur lurre asnje ankese zyrtare apo proces ndaj ndaj meje.
  7. Si resident Italian nuk kam asnje komunikim nga autoritetet italiane dhe asnje proces ne Itali.

Akuza e gjetur nga zgavrat e thella te ligesise dhe tendenciozitetit me beri edhe anetarin e grupit kriminal? Dikushi ne SPAK gjeti celesin “e duhur” per te perfshire emrin tim ne kete ceshtje, dhe e vetmja arsye ishte qe emri im te lakohej perseri, tashme gjoja nen influencen e nje vendi sikurse Italia per ta bere me te absorbueshme djallezine. Media do e bente akoma me te besueshme. Pikerisht ne nje ceshtje te tille permendet vetem emri im dhe asnje nga gjashte emra te tjere?! Po keshtu ndodhi edhe mese nje vit e gjysem me pare, kur “rastesisht” u perfshi edhe emri im ne nje fabul te trilluar, pa asnje fakt dhe arsye, madje kur transkriptet dhe deshmite tregonin te kunderten e akuzes!

E verteta e qarte eshte se ne kete kalvar kaq te veshtire per mua, SPAK ka patur ne dispozicion gjithe kohen e mundesine per te trajtuar me seriozitet ceshtjen dhe te sqaroje cdo dyshim, por per habi ka zgjedhur te bej gjygjesi e lojera ne media duke risjelle dhe rivalizuar ne menyre postmoderniste tashme, gjyqet popullore dhe modelin e Saloth Sar. Nuk e di se cilin model perfaqeson kjo?! Prisni kur ndonje i penduar i ligjit te jape emrin tim si ndonje urdherues te ndonje vrasjeje ose kur te ngjitem ne hierarkine e inceneratoreve apo te ndonje ppp.

Me lejoni te sqaroj perseri se:

  1. Asnje bllok as i zi as i bardhe nuk eshte gjetur gjekundi!!! Eshte shpikur dhe trumbetuar si lajm dhe fakt!!!
  2. Asnje vlere monetare s’eshte gjetur ne zyren time, edhe pse cdo lajm edhe sot e kesaj dite e citon!!!
  3. Te vetmet pergjime me zerin tim qe vertetojne te kunderten e akuzave jane fshehur dhe kane dale rastesisht ne ceshtje te tjera!!!! Cdo gje tjeter eshte gojedhene!!
  4. Te gjitha dokumentet justifikuese financiare qe jane dorezuar nga une ne prokurori nuk jane marre ne konsiderate pa dhene asnje shpjegim. Pse gjykata nuk cakton nje ekspert te pavarur sipas ligjit?, PSEEE?
  5. Pse thote SPAK qe po heton prokurime publike, kur une s’kam marre pjese ne ASNJE PROKURIM PUBLIK?
  6. Pse SPAK perdor dy standarte per te njejtat pergjime, ku pjese e tyre jane disa individe te tjere te cilet permenden per te njejten akuze si mua, por ata sjane marre as ne pyetje e jo me nen hetim?
  7. Si ka mundesi qe kur une kercenohesha me jeten time dhe te vajzave te mia po ashtu nga nje njeri me precedente penale per te cilin kisha bere edhe denoncimin ne institucionet perkatese, une u burgosa, por Spak nuk “e pa te nevojshme” te vendoste ne mbrojtje femijet e mi te mitur edhe pse babai i tyre nuk ju ndodhej prane.
  8. Si ka mundesi qe ne muaj te tere pergjime 2020-2021 nuk ekziston asnje evidentim, fakt apo prove?

Kur une paskam qene kaq kriminel i rrezikshem i perfshire gjithkund, pse ska asnje prove kunder meje, por luhen lojera te shemtuara pa pyetur se keni perpara nje mjek qe ka sakrifikuar gjithe jeten per nje profesion qe e kam kryer gjithmone me pasion dhe devotshmeri!

Sot zoti (ose zotat e sistemit) kane vendosur te me japin sfida te tjera qe sme kane shkuar kurre ndermend, por une do t’i luftoj me seriozitetin dhe vendosmerine time pasi askush nuk mund te me perdhosi. Makiaveli thoshte – “me mire nje akuze e sqaruar sesa nje akuze e pabere”. une nuk jam Makiaveli por guxoj te them “ne mes te pisllekut askush nuk njolloset pervec atij qe rri larg dhe qe pislleku e godet me zhgulmen e tij”.

 

Lajme të lidhura

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Para
Trupi i dekompozuar në Kolonjë, flasin banorët: U gjet nga barinjtë, nuk kemi dijeni për…

Trupi i dekompozuar në Kolonjë, flasin banorët: U gjet nga barinjtë, nuk kemi dijeni për…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25

Grupi për Studime Politike dhe Juridike në Kosovë ka bërë thirrje për një konsensus politik më të gjerë mbi çështjet...

Lexo më shumë
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com