GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trafikonin kokainë nga Belgjika në Itali, shkatërrohet grupi që drejtohej nga dy vëllezërit shqiptarë

21:42 - 12/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Trafikonin kokainë nga Belgjika në Itali, shkatërrohet grupi që drejtohej nga dy vëllezërit shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupit të trafikantëve shqiptarë që transportonin kokainë nga Amerika e Jugut përmes Holandës drejt Italisë e Europës u janë sekuestruar sot dhe 86 kg të tjera drogë. Nëse do hidhej në treg pritej të sillte një fitim mbi 2.5 milionë euro.

42 kg kokainë e 44 kg hashash  janë sekuestruar ditën e sotme, pak ditë pas ekzekutimit të operacionit të pak ditëve më parë nga Guardia di Finanza e Bolonjës i koduar “Maffi”,  i cili çoi në shkatërrimin e një grupi trafikantësh që drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë me banim në Holandë e që trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut përmes porteve holandeze drejt Italisë dhe Europës.

Ky operacion ka çuar në sekuestrimin e një sasie tjetër të madhe droge, rreth 86 kg, prej të cilave 42 kg janë kokainë, 44 kg hashash e 300 gramë pluhur përgatitje për dozat e drogës.

Burimet zyrtare kanë zbardhur se zbulimi i sasisë së drogës ka qenë i rastësishëm pas zyrtarizimit të urdhrit me arrest shtëpiak të një shtetasi italian që punonte si korrier droge për llogari të trafikantëve shqiptarë. 86 kg drogë u gjetën fshehur pas një porte të murosur në banesën e korrierit në një fermë kafshësh në provincën e Reggio Emilias.

Pas kësaj porte, mbyllur në një dollap u gjet sasia e drogës. Kjo sasi e sekuestruar dëshmon se grupi i shqiptarëve ka vazhduar të trafikojë deri në momentin e arrestimit. Sipas Financës Italiane e hedhur në treg kjo sasi kokaine e hashashi do të sillte për grupin kriminal një fitim mbi 2.5 milionë euro.

Operacioni i koduar “Maffi” ka çuar në arrestimin e  10 personave, 6 prej të cilëve shqiptarë e në sekuestrimin e 6 banesave në pronësi të trafikantëve të arrestuar, të 5 sipërfaqeve tokësore, 22 llogari bankare me vlerë 850 mijë euro,  4 pistoleta, 5 automjete, dy prej të cilave përdoreshin për trafikimin e kokainës.

Etiketa: belgjikagrupiItaliaKokaineShqiptaretrafikoninvellezerit

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
Fifi-Granitit: Nxora shokun tim për ty, nuk ke për të dalë

Fifi-Granitit: Nxora shokun tim për ty, nuk ke për të dalë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com