GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trafikonin kokainë të fshehur në lëkurë kafshësh nga Amerika Latine, GJKKO lë në qeli 3 të akuzuarit

16:09 - 10/07/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesat për lirimin nga burgu të tre të arrestuarve të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge nëpërmjet lëkurëve të kafshëve nga Amerika Latine.

Gjykata la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Baki Huqi, Aldi Zonja dhe Ismajl Abdurrahmani, duke pranuar kundërshtimet e paraqitura nga SPAK.

Të tre kishin paraqitur kërkesa që prej muajit prill 2025, duke kërkuar rishikim të masës së sigurisë përmes vlerësimit të kushteve. Por GJKKO i bashkoi kërkesat dhe me një vendim të unifikuar i refuzoi ato, duke lënë në fuqi masat e vendosura më 18 nëntor 2024.

Sipas hetimeve, grupi kriminal i përbërë nga 10 persona, shtatë shqiptarë dhe tre të huaj (dy venezuelianë dhe një kolumbian), dyshohet se ka trafikuar kokainë të përpunuar në lëkurë gjedhesh të importuara nga Amerika Latine. Ata dispononin një laborator të përpunimit të drogës në Qerekë të Krujës dhe dy ambiente të tjera në Tiranë dhe Durrës.

Kompania që përdorej për kamuflim të aktivitetit të paligjshëm, me emrin “Alb Lëkurë”, ishte regjistruar në vitin 2020. Në maj 2024, kjo kompani kreu një pagesë prej 23 mijë dollarësh për një firmë në Republikën Domenikane, për blerjen e 24 tonëve lëkurë të kripura gjedhesh.

Ndërkohë, Apeli i GJKKO kishte lënë më herët në fuqi masën “arrest me burg” për të gjithë anëtarët e grupit, pas operacionit të zhvilluar në nëntor 2024.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme:

“Kërkuesi Baki Huqi me datë 08.04.2025, kërkuesi Ismajl Abdurrahmani me datë 15.04.2025 dhe kërkuesi Aldi Zonja me datë 11.04.2025, kanë paraqitur pranë Gjykatës kërkesat me objekt:

“Vlerësimi i kushteve të masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar me vendimin nr.140, datë 18.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Depozitimi i informacionit nga ana e Prokurorisë së Posaçme lidhur me kryerjen e veprimeve hetimore”.

Në seancën gjyqësore të datës 17.04.2025 kërkesat e mësipërme janë bashkuar në një të vetme.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 238, 246 pika 6, 249 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 215, datë 10.07.2025, vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.140, datë 18.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Baki HUQI, i biri i A. dhe i M., i datëlindjes ****, lindur në **** dhe banues në ****, me shtetësi ****, me gjendje civile ****, me gjendje gjyqësore ****, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 283/a/l dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.140, datë 18.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Ismajl ABDURRAHMANI, i biri K. dhe i F., i datëlindjes ****, lindur në ****, banues në ****, me gjendje gjyqësore ****, me gjendje familjare ****, me ****, me kombësi ****, i dyshuar për kryerjen e veprave penale  “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 283/a/l dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a dhe “Kryerja e veprave penale nga Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.140, datë 18.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Aldi ZONJA, i biri i A. dhe i A., i datëlindjes ****, lindur në **** dhe banues në adresën: ****, me shtetësi ****, me arsim ****, me gjendje civile ****, me gjendje gjyqësore ****, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 283/a/l dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

4. Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit nga palët, brenda pesë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar”.

Etiketa: Amerika Latinetrafik kokaine

Lajme të lidhura

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
Para
Mandati i Adriatik Lapajt në rrezik, një kandidatët e listës nuk pranon të firmosë dorëheqjen

Mandati i Adriatik Lapajt në rrezik, një kandidatët e listës nuk pranon të firmosë dorëheqjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com