GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trafikonte kokainë në Europë, dënohet 9 vjet burg Jetmir Kastrati

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Trafikonte kokainë në Europë, dënohet 9 vjet burg Jetmir Kastrati
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jetmir Kastrati është dënuar me nëntë vjet burg nga SPAK, pasi akuzohet se trafikonte kokainë në Europë.

Kastrati dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që trafikonte sasi të mëdha të kokainës në shtete të ndryshme europiane.

“Më datë 20.03.2023 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë përfundoi gjykimi në lidhje me proçedimin penal nr.147/1 të vitit 2019 të regjistruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë në ngarkim të të pandehurit Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287/1 gërmat “a”, “b” dhe “d” dhe 28/4, 333/a paragrafi 1 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Në seancat e mëparshme, nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në konkluzionet përfundimtare ishte kërkuar deklarimi fajtor i të pandehurit Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici) për kryerjen e veprave penale të sipërcituara dhe dënimi i tij me 13 vjet e 6 muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Proçedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht u kërkua dënimi i tij me 9 vjet burgim, dënim të cilin i pandehuri duhej ta vuante në burg të sigurisë së lartë.

Në përfundim të gjykimit më dt.20.03.2023 nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici) është deklaruar fajtor për veprat penale për të cilat ai ishte akuzuar dhe është dënuar me 13 vjet e 6 muaj burgim.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar në aplikim të nenit 406 të Kodit të Proçedurës Penale, pas uljes së 1/3 të masës së dënimit, i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici) është dënuar përfundimisht 9 vjet burgim, dënim të cilin duhet ta vuajë në burg të sigurisë së lartë.

Që nga viti 2012 deri në Qershor 2019 i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ka trafikuar sasi shumë të mëdha kokaine në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji, nga shitja e të cilës ka siguruar të ardhura me origjinë kriminale.

Këto të ardhura pas vitit 2012 janë shndërruar në pasuri të ndryshme të luajtshme dhe paluajtshme në Shqipëri, duke bërë në këtë mënyrë pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale, nëpërmjet investimeve në pasuri të paluajtshme në zonën e Velipojës dhe qytetin e Shkodrës, si dhe aktivitete ekonomike në qytetin e Shkodrës, siç ishte një biznes pulari me emrin tregtar “RENS 2015”, pasuri apo aktivitete ekonomike këto të regjistruara në emër të të afërmëve të të pandehurit, si dhe të konfiskuara më parë në kuadër të zbatimit të Ligji nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, të ndryshuar.

Zbulimi i aktivitetit kriminal, hetimi dhe gjykimi i këtij të pandehuri, në lidhje me pastrimin e produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale është bërë falë bashkëpunimit të ngushtë të Prokurorisë së Posaçme me autoritetet e drejtësisë së Danimarkës dhe Norvegjisë”, njofton SPAK.

Etiketa: denohetJetmir Kastrati

Lajme të lidhura

E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)
Aktualitet

E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)

13:07 - 04/11/26
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja me sa do të shiten

13:07 - 04/11/26
“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!
Aktualitet

Protesta e së shtunës, Berisha edhe një herë thirrje qytetarëve: Të gjithë në orën 12:00 para Kryeministrisë

12:45 - 04/11/26
Para
Policia parandalon sulmin terrorist në mes të kryeqytetit

Policia parandalon sulmin terrorist në mes të kryeqytetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)
Aktualitet

E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)

13:07 - 04/11/26

Një aksident tragjik në vendin e punës i ka marrë jetën një 61-vjeçari me origjinë shqiptare në Casarano të provincës...

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja me sa do të shiten

13:07 - 04/11/26
“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!

Protesta e së shtunës, Berisha edhe një herë thirrje qytetarëve: Të gjithë në orën 12:00 para Kryeministrisë

12:45 - 04/11/26
Kulla në Parkun Rinia, KQZ i hap rrugën referendumit vendor të propozuar nga aktivistët

Kulla në Parkun Rinia, KQZ i hap rrugën referendumit vendor të propozuar nga aktivistët

12:34 - 04/11/26
“Rama ka vendosur diktaturën!“ Gazeta franceze: Rinia kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe ka vënë pushtetin nën presion

“Rama ka vendosur diktaturën!“ Gazeta franceze: Rinia kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe ka vënë pushtetin nën presion

12:09 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com