GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trafiku i emigrantëve në Ballkanin Perëndimor, shtohet kalimi tranzit në Shqipëri

17:44 - 19/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
FRONTEX: Për 11 muaj në Shqipëri u kapën 15 mijë emigrantë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trafiku i emigrantëve në Ballkanin Perëndimor mbetet një problem shumëvjeçarë, që sa po vjen dhe po shtohet.  Në një raport të fundit të Organizatës evropiane për Ruajtjen e Kufijve, FRONTEX, vlerësohet se rritja më e ndjeshme e kalimit të emigrantëve të parregullt drejt vendeve evropiane u shënua në rrugën e Ballkanit Perëndimor.

Sipas raportit, numri i emigrantëve të parregullt të evidentuar nga policitë kufitare dhe FRONTEX u rrit gati trefish në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, krahasuar me gjashtë muajt e parë të vitit 2021. Rruga e Ballkanit Perëndimor me 55 . 321 kalime të paligjshme përbën gjysmën e të gjitha ndalimeve të emigrantëve të parregullt drejt Evropës, që në total ishin 114. 720 persona. Sipas shifrave paraprake të FRONTEX në gjysmën e parë të vitit 2022, hyrjet e parregullta në Bashkimin Evropian u rritën me rreth 84% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm në qershor, Frontex regjistroi 23. 290 kalime të parregullta në BE, 59% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

 

Rritja e kalimit të migrantëve tranzit në Shqipëri

Trafiku i rritur i migrantëve të paligjshëm drejt vendeve evropiane nga Rruga e Ballkanit Perëndimor rrriti edhe kalimin e tyre tranzit në Shqipëri. Sipas të dhënave policore kufitare shqiptare vetëm në Qarkun e Korçës u evidentuan gjashtë muajt e parë të këtij viti rreth 2.330 migrantë të parregullt të futur nga Greqia fqinje. Po sipas të dhënave policore shqiptare rreth 1700 migrantë të parregullt u evidentuan në brezin kufitar me Greqinë në kufijtë jugorë , në Qarkun e Gjirokastrës dhe rrethin e Sarandës në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Autoritetet policore shqiptare i kanë kthyer pas, drejt territorit të Greqisë emigrantët e huaj të parregullt të bllokuar në territorin shqiptar, mbi bazë të marrëveshjes së ripranimit që të dy vendet kanë firmosur vite më parë. Trafiku i migrantëve të huaj të parregullt ka rritur sipas policisë shqiptare edhe rastet e kontrabandimit. Vetëm në Qarkun e Gjirokastrës numri i operacioneve të koduara “Road Guard “ ndaj kontrabanduesve të migrantëve arriti në fund të qershorit të këtij viti në 33. Dhjetëra qytetarë shqiptarë por edhe të huaj janë arrestuar në përfshirjen e dhënies së ndihmës së migrantëve të parregullt kundrejt përfitimit financiar.

 

 

Etiketa: Ballkani PerendimorEmigrantëShqiperitrafik refugjateshtranzit

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Misteri, zbulohet identiteti i Mona Lizës, kush ishte vajza nga Milano që “fiksoi” Da Vinçin

Misteri, zbulohet identiteti i Mona Lizës, kush ishte vajza nga Milano që “fiksoi” Da Vinçin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com