GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trafikuan 4 tonë droge drejt Italisë/ GJKKO dënon Moisi Habilajn dhe Nezar Seiti, sa vite burg do të vuajnë

në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
Trafikuan 4 tonë droge drejt Italisë/ GJKKO dënon Moisi Habilajn dhe Nezar Seiti, sa vite burg do të vuajnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dhënë vendimin përfundimtar në çështjen e trafikimit të 4 tonëve narkotikëve drejt Italisë. Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata e Lartë ka shpallur fajtor Moisi Habilajn dhe Nezar Seitin, ndërsa ka pushuar çështjen për dy të pandehur të tjerë.

Moisi Habilaj është dënuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, duke marrë dënim total prej 15 vjetësh, i cili është ulur për 1/3 në përputhje me ligjin, duke rezultuar në 10 vjet burgim. Dënimi do të vuhet në një burg me siguri të lartë.

Habilaj është kushëri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u akuzua se favorizonte këtë grup kriminal.

Nezar Seiti është shpallur fajtor për “Trafikim narkotikësh” dhe dënimi i tij prej 12 vjetësh është ulur për 1/3, duke u përfunduar me 8 vite burgim, gjithashtu në një burg me siguri të lartë.

Ndërkohë, çështja për Fatmir Minajn dhe Maridian Sulajn është pushuar, pasi ata janë dënuar më parë për të njëjtën vepër.

Njoftimi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Moisi Habilaj, Nezar Seiti, Fatmir Minaj dhe Maridian Sulaj (alias Meridian Sulaj)”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Luljeta Kole, me vendimin nr. 6, datë 23.01.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Moisi Habilaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë (për episodin e datës 18.10.2017), parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Moisi Habilaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal (për episodet e zhvilluara në Itali me datë 25.10.2013, 27.02.20214, 29.07.2014 dhe 08-09.05.2015), parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Moisi Habilaj për kryerjen e veprës penale për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.

4. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Moisi Habilaj dënohet me 15 vjet burgim.

5. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Moisi Habilaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 10 vite burgim.

6. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të vendimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nezar Seiti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal (për episodet e zhvilluara në Itali me datë 25.10.2013, 27.02.20214, 29.07.2014 dhe 08-09.05.2015), parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.

8. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Nezar Seiti për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i 2 të K.Penal për shkak se në bazë të nenit 387 pika 1 dhe 328 pika 1, gërma “e” të K.Pr.Penale, ndjekja penale nuk duhet të vazhdonte pasi me vendim të formës së prerë i pandehuri Nezar Seiti është dënuar për të njëjtin fakt penal.

9. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Nezar Seiti i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.

10. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të vendimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

11. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Fatmir Minaj për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar  kriminal (për episodet e zhvilluara në Itali me datë 25.10.2013, 27.02.20214, 29.07.2014 dhe 08-09.05.2015), parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të K.Penal për shkak se në bazë të nenit 387 pika 1 dhe 328 pika 1, gërma “e” të K.Pr.Penale, ndjekja penale nuk duhet të vazhdonte pasi me vendim të formës së prerë i pandehuri Fatmir Minaj është gjykuar për të njëjtin fakt penal.

12. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Fatmir Minaj për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i 2 të K.Penal për shkak se në bazë të nenit 387 pika 1 dhe 328 pika 1, gërma “e” të K.Pr.Penale, ndjekja penale nuk duhet të vazhdonte pasi me vendim të formës së prerë i pandehuri Fatmir Minaj është gjykuar për të njëjtin fakt penal.

13. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale heqjen e masës së sigurimit “Arresti në burg” të caktuar ndaj të pandehurit me vendimin Nr.192, datë 26.12.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

14. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Maridian Sulaj (alias Meridian Sulaj) për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal (për episodet e zhvilluara në Itali me datë 25.10.2013, 27.02.20214, 29.07.2014 dhe 08-09.05.2015), parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të K.Penal për shkak se në bazë të nenit 387 pika 1 dhe 328 pika 1, gërma “e” të K.Pr.Penale, ndjekja penale nuk duhet të vazhdonte pasi me vendim të formës së prerë i pandehuri Maridian Sulaj është dënuar për të njëjtin fakt penal.

15. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Maridian Sulaj për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i 2 të K.Penal për shkak se në bazë të nenit 387 pika 1 dhe 328 pika 1, gërma “e” të K.Pr.Penale, ndjekja penale nuk duhet të vazhdonte pasi me vendim të formës së prerë i pandehuri Maridian Sulaj është dënuar për të njëjtin fakt penal.

16. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale heqjen e masës së sigurimit “Arresti në burg” të caktuar ndaj të pandehurit me vendimin Nr.192, datë 26.12.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

17. Në bazë të nenit 190, pika 1, gërma “a” e K.Pr.Penale dhe neni 36 të K.Penal, prova materiale e sekuestruar, mjet lundrues gomone, me mbishkrimin “Ëave”, mbi të cilin ndodhej një motorr bashkë me karelin metalik, i cili kishte të montuar dy goma, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.

18. Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtor në mënyrë solidare.

19. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Etiketa: drogeHabilaj

Lajme të lidhura

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë
Aktualitet

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit
Aktualitet

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Para
Berisha nga Strasburgu: Rama mbetet kreu i hajdutërisë, 28 deputetë përfaqësojnë kartelet e drogës

Berisha nga Strasburgu: Rama mbetet kreu i hajdutërisë, 28 deputetë përfaqësojnë kartelet e drogës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26

Bashkia Poliçan ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi me votat...

Lexo më shumë
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com