GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trafikuan mbi 2 ton drogë nga Shqipëria, arrestohen 5 shqiptarë

09:34 - 21/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Monopol në kokainë, merr fund aktiviteti i shqiptarëve në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës. 14 persona kanë rënë në pranga, 9 prej të cilëve janë italianë dhe 5 shqiptarë. Hetimet, të cilat filluan në maj 2016, çuan në sekuestrimin e mbi 2300 kilogramëve drogë, përfshirë marihuanë, kokainë dhe heroinë.

Kjo sasi kap vlerën e mbi 15 milionë eurove. Hetuesit gjetën 7 milionë doza të vetme që mund të merreshin nga pikat e shitjes me pakicë. Shkatërrimi i grupit u bë i mundur falë bashkëpunimit të Sic (Ekipi i Përbashkët Hetimor), një organ bashkëpunimi gjyqësor dhe policor i krijuar në vitin 2017 në Tiranë.

Në vitin 2018, operacioni kishte çuar në çartifikimin e dy organizatave të fuqishme kriminale që vepronin në Bari, me degëzime dhe në Shqipëri, në Siçili, Kampani, Kalabri dhe Abruzzo. Këto organizata importonin sasi të mëdha lëndësh narkotike nga Shqipëria në rrugë detare.

Në fakt, hetuesit e DIA-s monitoronin furnizimin me drogë në Shqipëri. Transporti bëhej gjithmonë nëpërmjet detit duke përdorur varka të pajisura posaçërisht në “Shqipëri-Puglia” dhe më pas dërgoheshin në depot e vendosura në Bari dhe provincat e tij për t’u shpërndarë në rrugë tokësore.

Drejtoria e Hetimit Antimafia kishte lokalizuar në lagjen Carrassi të qytetit të Barit një depozitë për magazinimin e drogës dhe identifikoi një shtetas shqiptar që konsiderohej në krye të një prej dy organizatave kriminale.

Pas hetimeve, me ndihmën e përgjimeve telefonike, përndjekjes dhe kontrollit, bënë të mundur arrestimin e dy kontrabandistëve nga Shqipëria me mbi ton drogë, një korrier italian me mbi një mijë kilogram marihuanë, dy korrierë italianë duke transportuar 13 kilogramë drogë me destinacion Salerno dhe Tortoreto si dhe dy korrierë shqiptarë me 8 kilogramë drogë në Scicli.

Etiketa: arrestimeBurgdrogeItali

Lajme të lidhura

Kush është shqiptari me mbiemrin Berisha, i përfshirë në dosjen ‘Epstein’: Çfarë zbulojnë dokumentet?
Aktualitet

Kush është shqiptari me mbiemrin Berisha, i përfshirë në dosjen ‘Epstein’: Çfarë zbulojnë dokumentet?

12:25 - 10/02/26
Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës
Aktualitet

Dy të vdekur në Tiranë/ Njëri arrest kardiak në makinë, një grua mbytet në restorant

12:09 - 10/02/26
Hetimet për Ballukun/ Salianji: Luftë brenda PS-së? Çdo lëvizje e SPAK komandohet nga Rama
Aktualitet

Raporti për korrupsionin, Salianji: Turp kombëtar! Përgjegjësia ka vetëm një emër, Edi Rama dhe qeveria e tij

11:34 - 10/02/26
Para
Korça mbulohet nga mjegulla, vjen thirrja për shoferët

Korça mbulohet nga mjegulla, vjen thirrja për shoferët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush është shqiptari me mbiemrin Berisha, i përfshirë në dosjen ‘Epstein’: Çfarë zbulojnë dokumentet?
Aktualitet

Kush është shqiptari me mbiemrin Berisha, i përfshirë në dosjen ‘Epstein’: Çfarë zbulojnë dokumentet?

12:25 - 10/02/26

Një shtetas shqiptar në New York, me inicialet V. Berisha, i njohur si “Vinny Berisha”, rezulton i përmendur në 43...

Lexo më shumë
Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

Dy të vdekur në Tiranë/ Njëri arrest kardiak në makinë, një grua mbytet në restorant

12:09 - 10/02/26
Hetimet për Ballukun/ Salianji: Luftë brenda PS-së? Çdo lëvizje e SPAK komandohet nga Rama

Raporti për korrupsionin, Salianji: Turp kombëtar! Përgjegjësia ka vetëm një emër, Edi Rama dhe qeveria e tij

11:34 - 10/02/26
U dënua me 1 vit burg për korrupsion, arrestohet kryebashkiaku socialist Edison Memolla

U dënua me 1 vit burg për korrupsion, arrestohet kryebashkiaku socialist Edison Memolla

11:17 - 10/02/26
Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

Opozita proteston sot, Berisha: Të gjithë në kryengritjen e fitores, për të shporrur këtë organizatë kriminale

11:10 - 10/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com