GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër shtetas nga Kosova kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë, pas një aksidenti të rëndë në një kantier ndërtimi në Vjenë.

Ngjarja tragjike u regjistrua pasditen e së martës në zonën e Alsergrundit dhe u përshkrua nga dëshmitarët si një skenë dramatike.

Sipas mediave austriake, incidenti ndodhi rreth orës 14:00 në oborrin e një ndërtese banimi në rrugën Porzellangasse. Gjatë punimeve për betonimin e një papafingoje, skela dhe struktura mbajtëse u shembën, në momentin kur pesë punëtorë ndodheshin mbi to.

Zëdhënësi i zjarrfikësve bëri të ditur se pjesa e sapobetonuar u rrëzua në mënyrë të menjëhershme, duke i tërhequr punëtorët poshtë dhe duke i zënë nën një sasi të madhe betoni dhe materialesh ndërtimi.

Banorët e zonës treguan për momentet e tmerrit. Një prej tyre rrëfeu se fillimisht dëgjoi një zhurmë shumë të fortë, e më pas britmat e punëtorëve, ndërsa pak sekonda më vonë u dëgjuan edhe sirenat e emergjencës.

Ngjarjen e pa nga afër edhe një operator vinçi, i cili ndodhej në kabinën e tij në lartësi dhe nuk kishte mundësi të ndërhynte.

Operacioni i kërkim-shpëtimit u përball me vështirësi të mëdha, pavarësisht angazhimit të mbi 100 efektivëve të zjarrfikësve, policisë dhe shërbimit mjekësor. Terreni i pasigurt, betoni i freskët dhe rrënojat e paqëndrueshme e bënë ndërhyrjen të rrezikshme, duke detyruar ekipet të punonin në disa raste edhe me duar.

Pas rreth një ore e gjysmë kërkimesh, ekipet arritën të nxjerrin të gjallë një 45-vjeçar, i cili u transportua menjëherë në spital me dëmtime të rënda në kokë, thyerje në gjymtyrë dhe probleme serioze në shtyllën kurrizore.

Fatkeqësisht, për katër punëtorët e tjerë nuk pati shpëtim, pasi ata humbën jetën nën rrënoja.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet që çuan në shembjen e papritur të strukturës.

Identitetin e një prej viktimave e konfirmoi kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëkombasit tonë, Pajtim Bajrami nga Klina e Poshtme, i cili humbi jetën në vendin e punës në Vjenë të Austrisë. Kjo humbje e rëndë na prek të gjithëve duke lënë pas një boshllëk të madh në familje, shoqëri dhe te të gjithë ata që e njohën. Ngushëllimet më të sinqerta i shpreh familjes Bajrami, si dhe familjeve të tre bashkëkombasve të tjerë që humbën jetën po në këtë tragjedi”.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe Ambasada e Kosovës në Austri, e cila përmes një njoftimi konfirmon identitetin e dy viktimave.

Bëhet fjalë për Pajtim Bajrami (1990) dhe Asllan Musliun (1977)

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet austriake dhe po ndjekim nga afër çdo zhvillim lidhur me rastin. Në të njëjtën kohë, jemi të angazhuara për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për familjarët e viktimave. Do të vazhdojmë t’ju informojmë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Ambasadës e cila u lëshua në mesnatën e së martes.

 

 

Etiketa: jeteKryesore1shqiptarëZvicër

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Para
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)
Sport

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26

Përballja mes Real Madrid dhe Bajern Mynih në çerekfinalet e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve, është cilësuar si një...

Lexo më shumë
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26
“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com