GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Tragjedi gjatë festimeve të titullit të Spanjës, humb jetën një 13-vjeçar pas shembjes së një shatërvani

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Tragjedi gjatë festimeve të titullit të Spanjës, humb jetën një 13-vjeçar pas shembjes së një shatërvani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Festimet për triumfin e Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026 janë kthyer në tragjedi në Ciudad Rodrigo, në provincën e Salamancës, ku një djalë 13-vjeçar humbi jetën pas shembjes së një shatërvani, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas autoriteteve spanjolle, ngjarja ndodhi pak pas mesnatës në shatërvanin “Glorieta del Árbol Gordo”, ku dhjetëra tifozë ishin ngjitur mbi strukturë për të festuar suksesin e kombëtares spanjolle.

Nën peshën e turmës, pjesa e sipërme e shatërvanit u shemb dhe një bllok guri goditi 13-vjeçarin, i cili më vonë ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimi i emergjencës 1-1-2 i Castilla y León njoftoi se alarmi u mor në orën 00:33, pas disa telefonatave që sinjalizonin shembjen e strukturës.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë Policia Lokale, Garda Civile, zjarrfikësit e provincës së Salamancës dhe ekipet e urgjencës mjekësore.

Dy të plagosur u transportuan në qendrën shëndetësore të Ciudad Rodrigo për trajtim, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende publike gjendjen e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, për familjen e viktimës është aktivizuar Grupi i Ndërhyrjes Psikologjike për Fatkeqësi dhe Emergjenca.

Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e shembjes së shatërvanit dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e tragjedisë që zbehu festën e titullit botëror të Spanjës.

Etiketa: 13-vjeçari humb jetënspanjëtragjedi

Lajme të lidhura

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”
Sport

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”

23:06 - 31/10/26
Nis java e 9-të e Superiores/ Nga përballja pa spektatorë, te sfida që garanton spektakël në “Elbasan Arena”
Sport

Nis faza e dytë e kampionatit! Java e 10-të do të luhet të dielën dhe të hënën

10:18 - 31/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran ndjek nga afër tre ndeshje të javës së 9-të të “Abissnet Superiore”
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran ndjek nga afër tre ndeshje të javës së 9-të të “Abissnet Superiore”

16:15 - 30/10/26
Para
‘Rama po përdor familjen për të çuar para jashtë vendit’,  Eurodeputeti: BE po ndjek paratë, do të ketë pasoja!

‘Rama po përdor familjen për të çuar para jashtë vendit’, Eurodeputeti: BE po ndjek paratë, do të ketë pasoja!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja
Ekonomi

Këmbimi valutor 1 nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

09:01 - 01/11/26

Në kursin e këmbimit valutor sot, monedha europiane, euro, blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.3 lekë. Një dollar...

Lexo më shumë
Propaganda me dialog/ Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama sërish nxjerr ftesat

Propaganda me dialog/ Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama sërish nxjerr ftesat

08:52 - 01/11/26
BBC, jehonë revoltës së studentëve: Vala e protestave në Shqipëri kërkon largimin e Ramës

BBC, jehonë revoltës së studentëve: Vala e protestave në Shqipëri kërkon largimin e Ramës

08:44 - 01/11/26
Profesor Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

Profesor Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

08:23 - 01/11/26
Aleksandër Biberaj: Studentët po mendojnë krijimin e një force të re, do të kenë mbështetjen e pedagogëve

Aleksandër Biberaj: Studentët po mendojnë krijimin e një force të re, do të kenë mbështetjen e pedagogëve

08:08 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com