GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tragjedi brenda një familjeje, babë e bir humbin jetën brenda 24 orëve

07:53 - 04/12/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tragjedi brenda një familjeje, babë e bir humbin jetën brenda 24 orëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tragjedi e dyfishtë ka goditur komunitetin e Nikaj-Mërturit, ku familja Qokaj është përballur me humbjen e dy anëtarëve brenda vetëm një dite.

I pari që u nda nga jeta ishte 88-vjeçari Ndue Martin Qokaj. Lajmin për vdekjen e të atit e dha i biri, Besniku, i cili një ditë më parë kishte kërkuar publikimin e njoftimit mortor. Askush nuk e kishte menduar se brenda 24 orëve, të njëjtët njerëz do të duhej të njoftonin edhe vdekjen e tij, duke e kthyer dhimbjen e familjes Qokaj në një tragjedi të dyfishtë që ka tronditur mbarë komunitetin.

Besnik Qokaj humbi jetën papritur, dyshohet nga një arrest kardiak fatal, duke e zhytur familjen dhe komunitetin në pikëllim të thellë. Brenda pak orësh, dy prej shtyllave të shtëpisë u shuan, duke e lënë të mbuluar me zi derën e familjes Qokaj.

Në rrjetet sociale, administratorët e faqeve lokale kanë publikuar edhe momentin e fundit të komunikimit me Besnik Qokajn, i cili vetëm një ditë më parë u kishte kërkuar ndihmë për të shpërndarë lajmin e ndarjes nga jeta të babait të tij.

“Para një dite, mora një telefonatë nga Besnik Qokaj, i cili me zërin e tij të lodhur nga dhimbja më kërkoi të postoja në “Nikaj Mertur News” njoftimin e vdekjes së babait të tij, Ndue Martin Qokaj, 88 vjeç. Në atë moment, kisha përballë një djalë që po përpiqej të mbante veten, ndërsa po përballonte humbjen e një njeriu të shtrenjtë. Unë e dëgjova, e ngushëllova dhe mendova se kjo ishte dhimbja më e madhe që do t’i trokiste këto ditë në derë.

Por sot… më erdhi një lajm që më tronditi deri në palcë. Njoftimi i vdekjes ishte për vetë Besnikun. Vetëm një ditë pasi më telefonoi për të lajmëruar humbjen e babait, edhe ai vetë kishte ndërruar jetë, nga një arrest kardiak.
Një tragjedi e dyfishtë, e pashpjegueshme, e papërballueshme për këtë familje.

Është e vështirë të gjesh fjalë kur realiteti është kaq i rëndë. Të marrësh njoftimin për vdekjen e babait, dhe të nesërmen të marrësh lajmin për vdekjen e djalit që të telefonoi vetë… kjo është një plagë që vështirë dikush më kupton, duke e shtuar dhimbjen në një nivel që vetëm Zoti mund ta caktojë.

Dera e Qokajve sot është e mbuluar me zi. Të humbësh babë e bir, njëri pas tjetrit, është një dramë që rrallë e ka parë historia e fiseve tona në Nikaj-Mertur. Dhimbje që nuk ka fjalë, nuk ka varg, nuk ka ngushëllim që ta përshkruajë.

Besniku ishte njeri i mirë, i qetë dhe i sjellshëm. E kam në mendje telefonatën e tij të fundit, kërkesën e thjeshtë por të rëndë, që ta ndihmoja për t’i dhënë njoftim miqve dhe ilakeve për humbjen e të atit. Nuk e mendoja kurrë se pas një dite, do të më duhej të shkruaja edhe për të.

Zoti i pastë pranë vetes, bashkë me babanë që e deshi shumë.
Zoti e forcoftë familjen Qokaj në këtë tragjedi të rëndë.
Ngushëllime të sinqerta gjithë të afërmve, miqve dhe komunitetit tonë që sot është i pikëlluar thellë,” shkruan Nikaj Mërtur News.

Etiketa: babebirvdekur

Lajme të lidhura

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t
Aktualitet

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26
Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)

20:00 - 22/04/26
Kërcet arma në Laç, në shënjestër një pronar karburanti, shpallen në kërkim babai dhe 2 djemtë e tij
Aktualitet

Kërcet arma në Laç, në shënjestër një pronar karburanti, shpallen në kërkim babai dhe 2 djemtë e tij

19:59 - 22/04/26
Para
Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26

Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica janë përballur me një situatë aspak të këndshme në Ukrainë. Ndërsa po kryenin nxemjen para...

Lexo më shumë
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

23:18 - 22/04/26
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

23:05 - 22/04/26
Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

22:15 - 22/04/26
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com