GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tragjedi në La Mansh, mbytet gomonia me rreth 40 emigrantë. Ka viktima

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tragjedi në La Mansh, mbytet gomonia me rreth 40 emigrantë. Ka viktima
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të paktën 3 persona humbën jetën, ndërsa numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim, pasi një varkë që transportonte emigrantë të paligjshëm nga Franca në Britaninë e Madhe u përmbys për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të larta.

Në varkën e nisur nga brigjet franceze dyshohet se ishin 40 emigrantë. Autoritetet franceze dhe ato britanike kanë nisur një operacion kërkim-shpëtimi në kanalin anglez.

Operacioni i kërkimit është përqendruar pranë anijes Varne, rreth 9 milje në jug-perëndim të Doverit. Prodhuesi i GB News Kent tha se kushtet e motit në mes të kanalit janë shumë të këqija dhe po përkeqësohen, ‘me erëra që fryjnë në katër anët aktualisht’.

GB News shkruan se autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar dhe franceze janë në kërkim të viktimave të tjera, me dyshimet se një trup i katërt është parë duke lundruar në det, ndërsa në Kanal ka një mot të keq.

Një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar tha: “ne mund të konfirmojmë se ka pasur një incident në Kanal që përfshin një varkë të vogël në ujërat franceze”.

Tragjedia vjen pasi kontrabandistët e njerëzve përfituan nga moti, për të larguar varkat e shumta të emigrantëve nga brigjet franceze. GB News mundi të zbulojë se të paktën gjashtë varka të vogla kanë arritur sot në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar dhe më shumë se 300 emigrantë janë dërguar në qendrën e përpunimit të Forcave Kufitare në portin e Doverit.

Nëse konfirmohet, kjo shifër do të përbënte mbërritjen më të madhe njëditore të migrantëve me varka të vogla në muajin shkurt, që nga fillimi i krizës në 2018. Shifra e mëparshme u tejkalua vetëm fundjavën e kaluar, kur 290 emigrantë kaluan me pesë varka të vogla të dielën.

Ekipi i GB News në Kent filmoi imazhe ekskluzive këtë pasdite ndërsa varka e shpëtimit Dungeness luftonte me erërat e forta dhe dallgët, për të sjellë një grup prej gati dyzet migrantësh në Dover. Informacioni rreth kësaj tragjedie të fundit është ende i paqartë, por anijet franceze mësohet se kanë nxjerrë trupat e tre personave në ujërat franceze.

Etiketa: gomoniala manshtragjedia

Lajme të lidhura

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme
Botë

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme

15:31 - 05/10/26
Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)
Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

09:11 - 05/10/26
Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë
Botë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Para
Vinin nga kufiri shqiptar, sekuestrohen mbi 81 kg marijuanë

Vinin nga kufiri shqiptar, sekuestrohen mbi 81 kg marijuanë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra
Aktualitet

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

07:57 - 06/10/26

Aktori amerikan Richard Gere, i angazhuar prej kohësh personalisht me çështjen e emigracionit, ka publikuar një video-apel në mbështetje të...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Tetor 2026

07:40 - 06/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 6 Tetor 2026

07:38 - 06/10/26
Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com