GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tragjedi shqiptare në Itali/ Mbyti gruan e tij 24 vjeçe, u zbulua nga video telefonata e fëmijëve: Babi vrau mamin

19:56 - 09/10/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Tragjedi shqiptare në Itali/ Mbyti gruan e tij 24 vjeçe, u zbulua nga video telefonata e fëmijëve: Babi vrau mamin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë në një familje shqiptare në Caserta të Italisë, ku bashkëshorti mbyti gruan e tij.

Eleonora Toci, është 24-vjeçarja që mbeti e vdekur, pasi u mbyt nga Lulzim Toci, 30 vjeç.

Viktima kishte vetëm një muaj që ishte bashkuar me 30-vjeçarin, i cili punonte në bujqësi në shtetin fqinj, sipas medias së huaj.

Çifti kishte marrë një shtëpi më të madhe në “Via Caravaggio”, për të jetuar me fëmijët e tyre, respektivisht 6 dhe 4 vjeç.

Krimi i rëndë ndodhi në dhomën e gjumit të çiftit. Hetuesit thanë se vrasja me siguri është kryer teksa viktima ka qenë duke fjetur, version ky ende i pa verifikuar plotësisht.

Fqinjët, nga sa mësojmë, nuk kanë dëgjuar britma apo debat nga çifti. Lulzimi pas vrasjes doli nga shtëpia dhe shkoi te kunata duke kërkuar ndihmë.

Fëmijët tregojnë trupin e nënës së tyre në një video-telefonatë
Lulzimi pas vrasjes doli nga shtëpia dhe shkoi te kunata. Ai kërkoi ndihmë. Gruaja e pa bindur për atë që ndodhi, ka bërë një video-telefonatë në telefonin e Eleonorës. Njëri nga fëmijët u përgjigj në anën tjetër. “Babi vrau mamin”, tregon ai, duke i treguar tezes trupin e 24-vjeçares së pajetë.

30-vjeçari ndodhet në burg
Në atë moment gruaja lajmëroi policinë. Karabinierët shkuan në vendngjarje, duke bërë zbulimin makabër dhe duke nisur hetimet. Lulzimi, i cili priti i tronditur mbërritjen e policisë para hyrjes së shtëpisë, dërgohet në kazermë. Këtu, para prokurorit ai bëri deklarata konfuze për atë që ndodhi, duke pranuar se kishte vrarë gruan e tij. Megjithatë, motivi mbetet ende për t’u sqaruar.

Reagimet e komunitetit

“Një tjetër vrasje e një gruaje dhe kësaj radhe godet provincën tonë.  Një grua tjetër e vrarë nga urrejtja e një burri. Një jetë e re e thyer nga ajo kulturë patriarkale e zotërimit dhe dhunës. Mjaft mjaft” – lexojmë në një reagim. “Është e nevojshme që të gjitha institucionet të marrin përgjegjësinë për atë që duket si një masakër e pafundme, duhet një ndryshim i thellë kulturor, sepse zija nuk mjafton për institucionet”.

gijotina.com/

Etiketa: ItaliKryesore1vrasja e gruas

Lajme të lidhura

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit
Aktualitet

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit

18:23 - 11/01/26
Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik
Aktualitet

Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik

18:07 - 11/01/26
(VIDEO) Arsenali mposht Portsmouth me 4 gola, avancon në FA Cup
Breaking Views

(VIDEO) Arsenali mposht Portsmouth me 4 gola, avancon në FA Cup

17:54 - 11/01/26
Para
U shty nga Xhelal Mziu, reagon Milva Ekonomi: Isha pjesë e situatës konfrontuese…

U shty nga Xhelal Mziu, reagon Milva Ekonomi: Isha pjesë e situatës konfrontuese...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit
Aktualitet

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit

18:23 - 11/01/26

Një skemë e mirëfilltë mashtrimi është zbuluar nga Policia e Tiranës, ku në pranga kanë përfunduar katër persona. Sipas hetimeve...

Lexo më shumë
Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik

Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik

18:07 - 11/01/26
(VIDEO) Arsenali mposht Portsmouth me 4 gola, avancon në FA Cup

(VIDEO) Arsenali mposht Portsmouth me 4 gola, avancon në FA Cup

17:54 - 11/01/26
VIDEO/ Nkunku shpëton Milanin nga humbja ndaj Fiorentinës

VIDEO/ Nkunku shpëton Milanin nga humbja ndaj Fiorentinës

17:41 - 11/01/26
Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin

17:30 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com