GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tragjedia e familjes Kola në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri

17:09 - 09/02/26
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Tragjedia e familjes Kola në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tragjedia që i mori jetën një familjeje shqiptare javën e kaluar në Itali ka prekur opinionin publik. Brenda vetëm dy ditësh, mbi 75 mijë euro janë mbledhur në platformën GoFundMe për familjen Kola, që ndërruan jetë në mënyrë tragjike në Porcari, në provincën e Luccas, si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit – i çliruar nga një kaldajë gazi e instaluar së fundmi në banesën ku jetonin.

Fushata e ndihmës është iniciuar nga Durim Kola, vëllai i Arti Kolës, 48 vjeç, një prej viktimave të ngjarjes së rëndë. Fondet e mbledhura do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe për transportimin e trupave drejt Shqipërisë, ku do të zhvillohen ceremonitë mortore. Shuma e mbetur do t’u vijë në ndihmë familjarëve të viktimave në këtë moment të vështirë.

Dhjetëra qytetarë kanë shprehur solidaritetin e tyre përmes donacioneve që variojnë nga 50 deri në 500 euro, duke dëshmuar mbështetje të gjerë për familjen e goditur nga kjo humbje e pazakontë.

Hetimet

Prokuroria e Luccas ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Kaldaja dyshohet se ishte e re dhe se ishte instaluar nga vetë pronari i banesës.

Ndërkohë, priten rezultatet e analizave toksikologjike për katër viktimat, të cilat pritet të jenë vendimtare për vijimin e hetimeve. Pas përfundimit të procedurave ligjore, trupat do të kthehen në Shqipëri për t’u përcjellë në banesën e fundit.

gijotina.com/

Etiketa: tragjedia

Lajme të lidhura

Berisha thirrje mbështetësve për protestën e PD: Të gjithë para Kryeministrisë
Breaking Views

Berisha thirrje mbështetësve për protestën e PD: Të gjithë para Kryeministrisë

15:15 - 22/03/26
Trajneri i Polonisë para ndeshjes me Shqipërinë: Nuk bëjmë ndryshime në ekip
Breaking Views

Trajneri i Polonisë para ndeshjes me Shqipërinë: Nuk bëjmë ndryshime në ekip

15:11 - 22/03/26
Aksident rrugor në aksin Baldushk–Vishnje, humb jetën 28-vjeçari
Aktualitet

Aksident rrugor në aksin Baldushk–Vishnje, humb jetën 28-vjeçari

14:57 - 22/03/26
Para
PD reagon pas qëndrimit të KE për imunitetin e Ballukut/ Boçi: Lufta e Ramës minon integrimin

PD reagon pas qëndrimit të KE për imunitetin e Ballukut/ Boçi: Lufta e Ramës minon integrimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha thirrje mbështetësve për protestën e PD: Të gjithë para Kryeministrisë
Breaking Views

Berisha thirrje mbështetësve për protestën e PD: Të gjithë para Kryeministrisë

15:15 - 22/03/26

Partia Demokratike do të mbajë protestën e radhës kombëtare përpara Kryeministrisë, sot në orën 18:00. Me anë të një postimi...

Lexo më shumë
Trajneri i Polonisë para ndeshjes me Shqipërinë: Nuk bëjmë ndryshime në ekip

Trajneri i Polonisë para ndeshjes me Shqipërinë: Nuk bëjmë ndryshime në ekip

15:11 - 22/03/26
Aksident rrugor në aksin Baldushk–Vishnje, humb jetën 28-vjeçari

Aksident rrugor në aksin Baldushk–Vishnje, humb jetën 28-vjeçari

14:57 - 22/03/26
Angli, 19-vjeçari shqiptar rrëzohet dhe vdes në kantierin e ndërtimit, pronari dënohet me… 42 mijë paund

Angli, 19-vjeçari shqiptar rrëzohet dhe vdes në kantierin e ndërtimit, pronari dënohet me… 42 mijë paund

14:40 - 22/03/26
Dita Ndërkombëtare e Ujit/ UKT apel për mbrojtjen e burimit të jetës

Dita Ndërkombëtare e Ujit/ UKT apel për mbrojtjen e burimit të jetës

14:23 - 22/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com