GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tragjedia familjare, arrestohet administratori i zonës ku u mbytën babai e dy djemtë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tragjedia familjare, arrestohet administratori i zonës ku u mbytën babai e dy djemtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia vë në pranga administratorin e pjesës së plazhit të Vilë-Bashtovës, në Gosë, Rrogozhinë, ku humbën jetën nga mbytja në det, 3 shtetas.

Nuk kishte marrë masa për sigurimin e jetës së plazhistëve, nuk garantonte shërbimin me vrojtues plazhi gjatë gjithë kohës, nuk kishte pajisur me sinjalizim dhe me kufizim me bova të hapësirës ujore, pjesën e plazhit që kishte marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, arrestohet 34-vjeçari.

Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur mesditën e datës 09.07.2023, në plazhin e Vilë-Bashtovës, ku humbën jetën nga mbytja në det, 3 shtetas (babai dhe dy djemtë e tij të mitur), strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin Pellumb Nika, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i operatorit turistik që kishte marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, pjesën e plazhit të Vilë-Bashtovës, ku ndodhi kjo ngjarje.

Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera në terren ka rezultuar se ky shtetas, në cilësinë e administratorit të parcelës së plazhit të marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë sipas kontratës së lidhur mes operatorit ekonomik dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (kontratë e miratuar nga Ministria e Turizmit), dhe për pasojë janë mbytur në det,baba e dy djemte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë operatorët që kanë përfituar kontrata shërbimi përgjatë vijës bregdetare, që të ushtrojnë aktivitetin në përmbushje të detyrimeve për sigurinë e jetës së pushuesve dhe të marrin masa të menjëhershme për të përmirësuar edhe më shumë kushtet e sigurisë, pasi Policia e Shtetit nuk do të tolerojë në asnjë rast, shkelje të tilla që cenojnë sigurinë dhe jetën e pushuesve në plazhe.

 

Etiketa: familjatragjediu mbyt

Lajme të lidhura

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë!” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore
Aktualitet

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë!” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

09:22 - 22/10/26
Sot protestë dhe seancë plenare, policia vendos barriera në rrugët përreth Parlamentit
Aktualitet

Sot protestë dhe seancë plenare, policia vendos barriera në rrugët përreth Parlamentit

09:19 - 22/10/26
“Je fotografuar në protestë dhe do mbash përgjegjësi!” Mësuesit denoncojnë mesazhet kërcënuese
Aktualitet

“Je fotografuar në protestë dhe do mbash përgjegjësi!” Mësuesit denoncojnë mesazhet kërcënuese

08:50 - 22/10/26
Para
Kundërshtoi me dhunë policët, arrestohet 26-vjeçari shqiptar

Përplasi me autobus për vdekje çiftin e bashkëshortëve, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë!” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore
Aktualitet

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë!” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

09:22 - 22/10/26

Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbajë lotët teksa rrëfen se...

Lexo më shumë
Sot protestë dhe seancë plenare, policia vendos barriera në rrugët përreth Parlamentit

Sot protestë dhe seancë plenare, policia vendos barriera në rrugët përreth Parlamentit

09:19 - 22/10/26
“Je fotografuar në protestë dhe do mbash përgjegjësi!” Mësuesit denoncojnë mesazhet kërcënuese

“Je fotografuar në protestë dhe do mbash përgjegjësi!” Mësuesit denoncojnë mesazhet kërcënuese

08:50 - 22/10/26
Aksident i rëndë në Fier-Lushnjë/ Makina kapërcen barrierat dhe bie nga ura në kanal, plagosen çifti i bashkëshortëve

Aksident i rëndë në Fier-Lushnjë/ Makina kapërcen barrierat dhe bie nga ura në kanal, plagosen çifti i bashkëshortëve

08:43 - 22/10/26
Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës, rrugët kthehen në ‘lumenj’

Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës, rrugët kthehen në ‘lumenj’

08:40 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com