GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tragjedia me avionin që u rrëzua në Greqi, publikohen fjalët e fundit të pilotit

12:29 - 18/07/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Tragjedia me avionin që u rrëzua në Greqi, publikohen fjalët e fundit të pilotit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Kemi zjarr në motor”, këto ishin fjalët e fundit të pilotit të avionit ukrainas që u rrëzua në Kavalla të Greqisë, mbrëmjen e së shtunës, 16 Korrik. Avioni u rrëzua të shtunën, rreth orës 22:45 në Kavalla Greqi, me pasojë vdekjen e 8 personave të ekuipazhit që ndodheshin në bord. Avioni me katër motorë ishte nisur nga Serbia për Jordani.

Ndërkohë kujtojmë se mbrëmjen e djeshme u gjetën trupat e pajetë të tetë anëtarëve të ekuipazhit që ndodheshin në bord. Në spitalin në Komotini ekspertët kanë ekzaminuar trupat e pajetë të anëtarëve të ekuipazhit. Më pas, trupat iu dorëzuan përfaqësuesve diplomatikë të Ukrainës në Greqi.

Shkaku i rrëzimit të avionit ende nuk dihet. Zëdhënësi i zjarrfikësve, Janis Artofios, më herët tha se gjatë hetimit të kryer në vendin e rrëzimit të avionit nuk janë gjetur materiale të rrezikshme.

Ekipet e dominimit po vazhdojnë që të lokalizojnë municionin që është shpërndarë pranë vendit të rrëzimit të avionit. Avioni, që ishte nisur nga Nishi i Serbisë, kishte anëtarë të ekuipazhit ukrainas. Avioni i cili u tha se po bartte armë serbe për në Bangladesh, u rrëzua në orët e vona të së shtunës.

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, tha se avioni ishte në pronësi të kompanisë “Meridian” nga Ukraina, po transportonte 11.5 tonë armë që ishin nisur nga Serbia për në Bangladesh.
Stefanoviç konfirmoi gjatë një konference për media më 17 korrik se kompania ukrainase ishte pronarja e vetme e avionit dhe po bartte minahedhës dhe mina të tjera të prodhuara nga kompania serbe “Valir”.Ai i hodhi poshtë pretendimet e disa mediave se armët janë nisur për në Ukrainë, duke thënë se ato janë “keqdashëse dhe të dëmshme për Serbinë”.

Sipas raportimeve, piloti i avionit kishte informuar autoritetet se kishte problem në njërin prej motorëve të avionit dhe atij iu kërkua që të ateronte në aeroportin e Selanikut apo atë të Kavallës.

Pasi u nis në drejtim të Kavallës, avioni u rrëzua rreth 40 kilometra në perëndim të aeroportit, tha Autoriteti i Aviacionit Civil të Greqisë.

Etiketa: avionGreqiKosovepilottragjedi

Lajme të lidhura

Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Para
E FUNDIT/ Makina përplas 12-vjeçarin në Korçë

Vidhet një dyqan celularësh në Durrës, autori ia merr me forcë lekët shitëses

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona
Aktualitet

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26

Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” është mbledhur përpara ministrisë së Bujqësisë, ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë për të protestuar për...

Lexo më shumë
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com