Tronditëse ishte ngjarja në Itali, ku një baba shqiptar vrau me thikë kuzhine vajzën e tij 16 vjeçe, fqinjin italian dhe plagosi gruan e tij. Taulant Malaj akuzohet se vrau vajzën, Xhesikën dhe shtetasin italian Massimo De Santis.
Ngjarja tragjike ësht trajtuar sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24’, ku flet Tefta Malajt, e cila i mbijetoi sulmit me thikë, ndonëse me disa plagë në trup.
Malaj nga shtrati i një spitali ku tregoi ngjarjen makabre.
Ajo gjithashtu është shprehur se nuk ka pasur më parë mes tyre akuza lidhur me tradhtinë bashkëshortore, ndërsa thotë se është hera e parë që i dëgjon nga Taulant Malaj.
Ndër të tjera gjatë kësaj interviste, Tefta Malaj, ka thënë se dyshon se bashkëshorti i saj ka pasur bashkëpunëtor që mund ta ketë ndihmuar, pasi ka dyshuar nga veprimet që ia ka bërë në momentin kur ka ndodhur vrasja.
NTERVISTA E PLOTË:
A është në punë?
Ai punonte natën. Atë natë ishte pushim. Po flinim të gjithë, nuk e ndjeva që të dilte. Mori djalin të parin, do therte djalin. E ndjeva. I dola djalit për ta shpëtuar. Pastaj më goditi disa herë me thikë në shumë vende.
Sa herë ju goditi?
Se di..Na goditi me thikë, me shkelma dhe na filmonte.
Po vajza?
Dëgjoi zhurmë.. Vajzën se ka dashur. Do i them disa gjëra më tutje. Kur të shërohem do ja nxjerr.
Ke prova dhe fakte?
Po
A ju mbrojti vajza?
Unë ngela në krevat. Ajo ishte në kuzhinë, shtrirë përtokë. Shkoi dhe i hyri me shkelma dhe thikë. Ajo u ngrit dhe ishte në sallon.
Pse kishin kamera në shtëpi?
Po, për një problem i kishim vënë, na duheshin.
Kishit konflikte atë natë?
Erdhi, doli vonë. Më pas diskutuam pak.
Për çfarë?
Ca gjëra që do t’i them më vonë.
Pasi të zbardhet ngjarja?
Po.
Kamerat sa kohë keni që i keni vendosur?
Një vit.
Ka regjistruar episode të tjera dhune kamera?
Puna është që regjistron një-dy ditë ajo. Doja që të më binin telefonin.
A keni filmuar ju ngjarjen atë natë?
Çdo gjë.
Çfarë doni të thoni për akuzat që ka thënë burri juaj?
Gjithçka kundërshtoj. Gjithçka. Ai është një monstër, që para dy vitesh. Do e kishte bërë që para dy vItesh. Ai do kishte vrarë veten para dy vitesh, me atë që bëri. Ai e mendoi se kështu s’ja mban. Atë që bëri ai dy vite më parë..s’ka burrë.
Ka bërë veprime të turpshme me vajzën?
Po e ka ngacmuar.
A e ke denoncuar?
Jo! Nuk ndodhi një herë apo dy herë. E ka ngacmuar. E ka prekur e ka bërë.
Pse s’e keni denoncuar?
Vajzën se donte më. Ndaj e vrau vajzën. Ai i shkatërroi jetën vajzës, dhe jo vetëm kaq, por e vrau.
Ndaj si fliste më babait?
Jo nuk i fliste.
Pse nuk e denoncoi vajza?
Se denoncoi për arsyen se…nami del i vajzës. Sido që të jetë.
E dinë familjarët tuaj?
Jo! Familjarët e mi kanë ardhur në spital. Djalin e kam lënë atje.
A ishin në dijeni të sherrit tuaj me burrin?
Eh, po!…. Akuzat për tradhtinë bashkëshortore është hera e parë që i thotë.
Ju ka cituar për këtë tradhti dhe thotë se ju i keni kërkuar falje?
Falje të kërkoi ai për atë që ka bërë dhe jo unë.
Një javë më parë jeni zënë ?
Po
A është larguar nga banesa?
Po
Përse u kthyet prapë?
Duke menduar se do të ndryshonte
Ka pasur probleme të shëndetit mendor është kuruar ?
I kam thënë të kurohej
E njihnit italianin?
Ai ka shtëpinë atje. E njihnim i gjithë të tjerët.
Nuk është e vërtetë që punonte te biznesi i tij?
Jo punonte në furrë. Ne jemi në kat të parë.
E dëgjuat të fliste me dikë në telefon?
Mund të ketë pasur bashkëpunëtor, sepse na qëllonte dhe i fliste dikujt dhe kam frikë se djali im është i rrezikuar . E shikoja, kam se kishte një bashkëpunëtor tjetër…
Të ka dhunuar herë tjetër?
Ka qenë momenti që ka marrë thikën, kam qenë me djalin e vogël në krah.
E keni denoncuar?
Jo, se kam bërë për fëmijët
Ka pasur akuza për tradhti më përpara?
Jo, asnjëherë. Asnjëherë nuk ishte shprehur për tradhti
Familjarët e dinit që kishit probleme?
Jo
Atë natë keni telefonuar familjarët, mamin?
Po
/BW/
Discussion about this post